LetërsiBotimet UET Press“Të gjitha gjuhët janë, në nivelin simbolik (Algoritmi Simbolik)...

“Të gjitha gjuhët janë, në nivelin simbolik (Algoritmi Simbolik) e njëtja Gjuhë.”

-

“Të gjitha gjuhët janë, në nivelin simbolik (Algoritmi Simbolik) e njëtja Gjuhë.”

LE TË FLASIM PËR ZBULIMET GJENIALE MBI GJUHËN SHQIPE NGA PETRO ZHEJI

Shembulli 2

Hebraisht. Nathanael = Emër i përveçëm që do të thotë “I dhënë nga Zoti”, “dhuratë e Zotit”…

Do zbërthyer si: Nathanael

Dhe me Shqipen: “Na (e ka) dhanë Ylli”

Këtu: shqip. Ylli = hebr. El = Zoti.  

“Nathan” do të thotë në Hebraisht “i dhanë” (ingl. given). “na-“ shërben në Hebraisht si një prefiks për diatezën e pësores, e pra rrënja është “than”, e pra me Shqipen “dhan”, pjesore e foljes “me dhanë”.

Shembulli 3

Hebraisht. Emmanuel = Emri që ju vu Krishtit kur lindi, që do të thotë në Hebraisht: “Asht me ne Zoti” (ital. Dio e con noi, ingl. God is with us).

Kjo është një fjalë “theoforike” (që përmban emrin e Zotit) dhe që përbëhet nga dy fjalë Hebraike El, që do të thotë “Zot”, dhe: Immanu, që do të thotë “me ne”.

Motivimi pra me anë të Shqipes bëhet si:

A me ne Ylli

(“asht me ne Ylli” dhe “asht me ne Zoti)

Do të shohim se ne anë të Shqipes motivohen shumë e shumë fjalë Hebraike, disa nga të cilat në disa raste të veçanta mund t’ishin edhe të vetmotivueshme pa nevojën , pra, ndërhyrjen e Shqipes.  Por kjo na lejon sidoqoftë pra se prap, të flasim për një sërë konkordancash mes këtyre dy gjuhëve (Shqip dhe Hebraisht) madje gjer në atë pikë sa të flitet si për dy gjuhë motra, gjë që prapë nuk i përgjigjet të vërtetës, me qenë se etimollogjizmi i fondit leksikor Hebraik bëhet në një përqindje mjaft të madhe vetëm falë ndihmës së Shqipes.

Nga Rilindasit tanë ai që është marrë më tepër dhe më në thellësi me afërsinë e Herbraishtes me Shqipen, duke vënë në dukje aftësitë më të larta e më të shumta etimollogjizuese të kësaj të fundit, ka qenë Bilotta një njohës i madh i Hebraishtes.  

Shëputur nga libri “Misioni Mesianik i Shqipes” (shembja e Kullës së Babelit), nga Petro Zheji, Botimet UET Press, 2015

#shqip #shqipja #petrozheji #enkeledasuti  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty