LetërsiBotimet UET PressSistemi fillozofik i Hegelit + Koncepti i të Vërtetës...

Sistemi fillozofik i Hegelit + Koncepti i të Vërtetës = me Lirinë + Fizika Kuantike

-

Sistemi fillozofik i Hegelit + Koncepti i të Vërtetës = me Lirinë + Fizika Kuantike / LE TË FLASIM PËR ZBULIMET GJENIALE MBI GJUHËN SHQIPE NGA PETRO ZHEJI

Në krye, PARA SE BOTA TË KRIJOHEJ, KEMI FRYMËN ABSOLUTE (Teza, 1), në gjirin e të cilës TË DY FRYMËRAT, SUBJEKTIVE DHE OBJEKTIVE, JANË NË HARMONI TË PLOTË MES TYRE, bashkëekzistojnë në paqe, pra këtu = JO KONFLIKT, JO LUFTË.

Në shikojmë se koncepti i të vëretës është ekuivalent me atë të “lirisë”. Mund të themi pra se e vërteta është kusht i domosdoshëm i lirisë, se pa të vërtetë nuk ka liri…dhe anasjelltas, liria është kusht i domosdoshëm për të vërtetën. Ku s’ka liri, me fjalë të tjera, ka vetëm gënjeshtra…

E VËRTETA = LIRIA

Kështu, siç shihet, e vërteta dhe liria janë dy koncepte ekuivalente.

Krishti në Ungjill:

“DO TË MËSONI TË VËRTETËN DHE E VËRTETA DO JU BËJË JUVE TË LIRË.”

Simbolikisht:

E VËRTATA = LIRIA

Por edhe Greqishtja pozon si Krishti siç kemi parë me ndihmën e Shqipes, po këtë ekuacion:

Greq. A-lyshia shq. – lyth

Dhe kjo mund të vërtetohet si një prani e thellë e Ungjillit në Greqisht…

Fizika Kuantike = parimi i papërcaktueshmërisë = zgjidhja, Liria = e Vërteta, Alythia…

Me fjalë të tjera:

  1. Prania e Fizikës Kuantike në Greqisht (me ndihmën e Shqipes).
  2. Mosfunksionimi i konceptit të Ligjit në Fizikën Kuantike, eksperimentaisht e provuar dhe teorikisht e pranuar.

Pra, e Vërteta, Liria…janë koncepte që bëjnë pjesë në kodin E, dhe jo në kodin F, e pra jo të arritshme si të tilla nga Arsyeja Njerëzore.

Mund të shkruajmë:

ARSYEJA = JO QËNDRA = JO E VËRTETA = JO LIRIA

Nga sa më sipër, mund të shkruajmë edhe:

E VËRTETA = -MATERIAL, -BOTA MATERIALE

Që nga edhe:

“E VËRTETA I KUNDËRVIHET BOTËS MATERIALE, E MOHON ATË, E ASGJESON ATË…”

Krishti në Ungjill: “…KAM ARDHUR TË DËSHMOJ PËR TË VËRTETËN.” Dhe gjetke: “UNË JAM E VËRTETA…” Por triumfi i të Vërtetës nëpërmjet Krishtit, do ti jepte fund, nga sa pamë, Botës, gjë që edhe shpjegon Përse-në e thellë të vrasjes së Krishtit…Kështu pra Bota mbahet mbi Gënjeshtrën, pra dhe e Vërteta (greq. Alythia) asaj nuk i përket, ashtu sikundër nuk i përket as Liria.

Shëputur nga libri “Misioni Mesianik i Shqipes” (shembja e Kullës së Babelit), nga Petro Zheji, Botimet UET Press, 2015

#shqip #shqipja #petrozheji #enkeledasuti 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty