LetërsiBotimet UET PressMitet kozmogonike, sakrifica kozmike, simboli i rënies dhe krijimi...

Mitet kozmogonike, sakrifica kozmike, simboli i rënies dhe krijimi i botës materiale

-

Mitet kozmogonike, sakrifica kozmike, simboli i rënies dhe krijimi i botës materiale

LE TË FLASIM PËR ZBULIMET GJENIALE MBI GJUHËN SHQIPE NGA PETRO ZHEJI

Shumica e miteve kozmogonike flasin për një ‘SAKRIFICË KOZMIKE’, pas së cilës qëndron bindja se krijimi i formave dhe i materies është i mundur vetëm nëpërmjet një modifikimi të Energjisë Primordiale. Një modifikim i tillë, përsa i përket popujve më primitivë dhe parahistorikë, qëndonte në trajta të tilla të dhimbshme si çgjymtimi (ing. Mutilation), lufta, sakrifica, therrorizimi…Në kozmogoninë Babilonase ajo mori trajtën e vrasjes së nënës zanafillore Tiamat (Dragoi), trupi i së cilës u përdor në krijimin e Qiellit dhe të Tokës….Sipas traditave indiane, krijimi i botës lidhej me luftën e perëndive me një tribu demonësh me emrin Asura ose me përbindësha të tjerë të ndonjë lloji tjetër. Sipas Rigvedës, Perënditë sakrifikuan një qenie primordiale, gjigandin Purusha…

LIDHUR ME FIGURËN E DYTË SIMBOLIKE QË SHTË AJO E RËNIES, ajo flet për një mit tjetër kozmogonik – atë të rënies së engjujve rebelë me në krye Luciferin, tashmë Shejtani, që krijuan, pas ndarjes dhe rënies, një mbretëri të tyre, e pra këtë Botën tonë materiale, mbret i së cilës është pikërisht Luciferi. Është interesant të vihet re këtu se si në Hebraisht: “Malak” = “Engjull” (dhe Djalli ish një krye-engjull); “i Mallkuar” (dhe Djali u mallkua nga Zoti, pasi iu kundërvu dhe u nda prej Atij; “mbret” (dhe Djalli siç thamë, u bë Mbret i Botës, siç e rikonfermon Ungjilli ku ai cilësohet nga Krishti si Udhëtari i kësaj Bote, me të cilin por ai Krishti s’ka asnjë lidhje…)

…FIGURA E DYTË (SIMBOLI I RËNIES) MUND TË INTERPRETOHET GJITHASHTU SI MITI KOZMOGONIK I RËNIES SË FRYMËS DHE KRIJIMIT, për pasojë, të materies dhe tërë Botës materiale:

RËNIA E FRYMËS = KRIJIMI  MATERIES

Shëputur nga libri “Misioni Mesianik i Shqipes” (shembja e Kullës së Babelit), nga Petro Zheji, Botimet UET Press, 2015

#shqip #shqipja #petrozheji #enkeledasuti 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty