ARTKOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

-

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN

Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi ka marrë vlerësime të ndryshme, për shumë shekuj ky fenomen ka përfshirë vetëm kishën dhe fisnikërinë.

Rrënojat e tempullit të Apollonit, Pompei, Napoli, Itali

Fenomeni i koleksionizmit është manifestuar për herë të parë në botën perëndimore në kohët helenistike dhe romake, kur u zhvillua arti profan, i cili nuk përmbante qëllime të drejtpërdrejta fetare, por thjesht dekorative.

Gjeneralët romakë si Pompei dhe Çezari, kanë mbajtur në nderim të lartë koleksionet e tyre, të përbëra nga trofe prestigjioze të fitores dhe plaçkën e luftës të cilën ishte e zakonshme që ta ekspozonin në publik, veprim ky që favorizoi përhapjen e një stili/shije private.

Që nga koha e Ciceronit u njoh vlera kulturore e këtyre pasurive, të cilat u trashëguan deri në periudhën perandorake. Kriza ekonomike, e cila filloi gjatë perandorisë dhe duke vazhduar deri shek. XIII e sidomos kultura e re e krishterë, e cila impononte konceptimin e vet të artit (arti duhet të kishte vetëm qëllime fetare) duke sakrifikuar kënaqësinë e shqisave frenoi gjatë gjithë mesjetës formimin e koleksioneve private. Kisha ruajti pothuajse me ekskluzivitet, të paktën deri në themelimin e komunave të lira, menaxhimin e dëshmive historike të së kaluarës: disa qendra fetare, siç është bazilika e San Marco në Venecia dhe abbazia e St.- Denis në Francë, mblodhën” thesaret”e mëdha te përbërë kryesisht nga relike me karakter fetar. Ringjallja ekonomike dhe kulturore e shekullit. XIV inkurajoi zhvillimin e koleksionizmit në oborret dhe në mjedisin e borgjezisë së pasur.

Pamje nga pallati Pitti, Firenze Itali

Lulëzimi i madh i arteve pamore të shekullit. XV dhe XVI favorizoi formimin e koleksioneve të shumta të Rilindjes, ndër më të mëdhatë, ato të Medici në Firence, të Montefeltro në Urbino, Este në Ferrara, Gonzaga në Mantova dhe e Viscontë-ve në Milano. Koleksionizmi u përhap gjerësisht në oborret europiane: perandorit Carlo V, Francesco I i Francës, Massimiliano i Asburg dhe Rudolf II në Pragë, të cilët e konceptuan si një mjet për të afermuar prestigjin e dinastisë. Në Angli koleksionet e para të artit u formuan në sec. XVI, me dinastinë Tudor, por koleksionisti me i madh anglez ishte Carlo I, i cili në 1627 bleu galerine përrallore te dukëve të Mantovës, e përbërë kryesisht nga vepra italiane.

Margherita Gonzaga, pikturë nga Jean Bahuet, vaj ne kanavacë, 1590.

Shija e koleksionisteve tashmë nuk i përgjigjej më ekskluzivisht motiveve me karakter estetik, por mbi të gjitha kulturor, social, psikologjikë dhe ekonomik. Në Romën e shekullit. XVII jemi dëshmitar të rritjes së koleksioneve të Papatit, si dhe lindjen e koleksioneve më të mëdha aristokratike.

Diego Velázquez, Vetportret 70 x 58 cm, vaj ne kanavacë , 1643, Uffizi Firenze

Këtyre të fundit shumë shpejt iu bashkuan ato të aristokracisë së vogël, të cilët koleksiononin piktura të tilla si natyra të qeta, peisazhet dhe tabllot historike me beteja. Në këtë periudhë u zhvilluan gjithnjë e më shumë koleksionet e mëdha mbretërore përmes komisioneve dhe blerjeve të koleksioneve të tëra private. Një nga detyrat e ambasadorëve, për shembull, ishte ajo e zbulimit dhe rikthimit të veprave të artit: Velázquez në Itali ka vepruar si një agjent për oborrin e Spanjës; Colbert ishte i ngarkuar për ndërtimin e galerisë së Louvre (formuar në vitin 1681, por e hapur për publikun në vitin 1793), ishte ndoshta blerësi më i madh i të gjitha kohërave. Deri në gjysmën e parë të shekullit. XVIII koleksionet e mëdha mbretërore vazhdonin të konsideroheshin simbol i pushtetit sovran; krijimi i muzeve të mëdha evropiane, në gjysmën e dytë të shekullit të tetëmbëdhjetë, çoi në një ndarje të qartë mes koleksioneve publike dhe private.

Albrecht Dürer, Portreti i Perandorit Maximilian I 1519 Muzeu Kunsthistorisches Vjenë Austri

Koleksionismi privat ka vazhduar të lulëzojë në sec. XIX dhe XX veçanërisht si një formë investimenti kapital. Në SHBA, koleksionet private kanë pasur një zhvillim të rëndësishëm të mbështetur dhe nga ligjet tatimore të favorshme, të cilat favorizuan edhe donacionet në institucionet muzeale me të rëndësishme. Zhvillimi i tregut të artit ka kontribuar në evolumin e figurës së koleksionistit.

Katedrale. St.- Denis në Francë

Për sa i përket artit bashkëkohor, jemi dëshmimtar të një orientimi të koleksionistit në aftësitë kryesore të tij në hulumtimin e artistëve.

Martesa e Katerina de Medici e Jacopo Chimenti, 1600-ca. Uffizi Firenze

SI DËSHIRE INTELEKTUALE

Koleksionizmi karakterizohet nga një kuriozitet për të zbuluar vlerën e brendshme artistike të veprës së artit, nga nevoja për një shkëmbim intim dhe dëshira per të poseduar. Mënyrat e posedimit të një koleksioni janë të ndryshme dhe kanë lidhje me dëshirën për një marrëdhënie sentimentale me veprën e artit mbi të cilën po investohet. Nga kjo ndjenjë e fortë e familjaritetit kanë lindur koleksionet publike dhe private të veprave të artit. Koleksionisti është shpesh një arkeolog autodidakt i shijes, një parashikues i perlave të rralla.

ROLI I KOLEKSIONISTIT

Një koleksion i mirëfillte është gërshetim raportesh dhe pikëvështrimesh të ndryshme me të cilat eshtë e nevojshme të përballesh. Koleksionistët kanë një rol të një rëndësie parësore, të marrin më të mirën nga çdo eksperiencë qe i prezantohet, galeriste, kuratore, artiste dhe miq. Secili ka nje vizion dhe nje eksperience personale te artit qe mund te jetë nje motor për kërkime të reja në kolesionin e tij. Ajo që na intereson në aspektet e koleksionistit është aftësia pvr të drejtuar tendencat ndërkombëtare dhe për të krijuar një rreth të ngushtë të artistëve, duke menaxhuar kuotat dhe vlerën e pasurive artistike. Koleksionistët e këtyre viteve janë figura unike të avant-gardës që posedojnë shumë aftësi dhe njohuri që lidhin marrëdhënie shumë të forta me galeritë më të rëndësishme dhe kryejnë zgjedhje të guximshme duke koleksionuar artistë të huaj, emergjentë dhe shpesh të panjohur, vepra të fshehura të artistëve  të mëdhenj  dhe që nuk janë ekspozuar më parë.

Pamje nga San Marco në Venecia.

Koleksionisti i artit bashkëkohor e di dhe e kupton se ajo çfarë koleksionon jo vetëm që ka një vlerë tregu të posedimit, por se “objektet” veprat qe ai zotëron janë të një rëndësie të lartë socio-kulturore.  Ai e kupton se për të krijuar një koleksion është me rëndësi një operacion komunikues, koleksioni është një objekt komunikues, lidhës dhe shumë i rëndësishëm për ecurinë e sistemit të artit. Koleksionisti ka një cilësi të çmuar: aftësinë për të parashikuar fuqinë ndjellëse të veprave të gjetura e të krijojnë lidhje midis kryeveprave të mëdha dhe gjëra të vogla që kanë formuar kontekstin historik, duke i dhënë një imazh më të plotë kulturës të së kaluarës (Beniaminit, W. 1966). Ai instauron marrëdhënie me artistët bashkëkohore nëpërmjet njohurive të drejtpërdrejta, mes një dialogu që shpaloset duke ndjekur ekspozita, panairet e artit, duke vizituar studio, duke mbajtur marrëdhënie reale respekti dhe miqësie.

ÇFARË E DIFERENCON NJË KOLEKSIONIST NGA NJË TJETËR

Koleksionistët janë personalitete dhe kontribojnë ndjeshëm në rritjen dhe promovimin e artistëve duke ndërmare role të cilat ndyshojne nga konteksti në të cilin ndodhen. Ata bëhen udhëheqës në opinione për koleksionistët e tjerë, si këshilltar në muze dhe institucione kulturore, mbrojtës arti kur i dhurojne institucioneve publike koleksionet e tyre, kritik dhe kurator kur organizojën dhe promovojnë ekspozita, tregtar kur ndërhyjnë në tregun e artit (Poli F. 2007). Por ka një dallim thelbësor në mes koleksionisteve për pasion dhe ata që e bëjnë atë për spekulime duke u hequr shpirtin veprave të artit dhe duke u kthyer ato në mallra për lakmitarët (Poli F.,cit).

Çfarë e diferencon një koleksionist nga një tjetër është mënyra se si ata trajtojnë dhe menaxhojne koleksionin e tyre. E rëndësishme në zhvillimin e mëtejshem të një koleksioni arti eshte ekspozimi dhe levizja e veprave jashtë sferës personale dhe këtu hasim dy kategori: Koleksionisti i cili ruan me fanatizem veprat e kolesionit të tij duke i konsideruar ato si një pasuri thjesht materiale dhe dekorative dhe duke i çveshur ato vepra arti nga çdo funksion socio-kultural. Ky lloj fenomeni nuk çon në rritjen dhe në zhvillimin e sistemit te artit. Ndersa tipi tjeter i koleksionistit eshte ai qe e “shetit” artin e koleksionuar prej tij, ja tregon syve te artedasheve dhe tenton ta nxjerre ate jo vetem jashte mureve dhe hapesirave ku ndodhet por edhe jashtë kufinjve të një shteti duke krijuar lidhje të forta me galeri, istitucione arti dhe duke e çuar koleksionin e tij drejt një rritje të pashmangshme.

QËLLIMET

ÇFARË ËSHTË GJËJA MË E DASHUR NGA NJE KOLEKSIONIST? AJO QË ENDE NUK E POSEDON.

DISA NGA KOLEKSIONISTËT MË TË NJOHUR

Koleksionistja Patrizia Sandretto Re Rebaudengo , fondacionet ne Torino, Guarene CN, venezia dhe Madrid.

Patrizia Sandretto Re Rebaudengo është padyshim një nga koleksionistet më të famshme italiane, e njohur në mbarë botën për fondacionin e saj, te celur në vitin 1995. Ne koleksionin e saj privat mbledh peshën më të madhe të artistëve britanikë, por edhe, sidomos në vitet e fundit artiste italiane. Patrizia Sandretto Re Rebaudengo është anëtare nderi e Projektit Monako per Art, e International Council e Tate Gallery ne Londër, Leadership Council del New Museum ne New York, dell’Advisory Committee for Modern and Contemporary Art del Philadelphia Museum of Art e del Consiglio Culturale, Magazine Cartier Art, socio onorario del Monaco Project for the Art, ajo eshte anëtar i Komisionit të Kulturës Kombëtare Konfindustria dhe shumë më tepër.

Miuccia Prada, trashëgimtare e perandorise themeluar nga gjyshi i saj në vitin 1913, ka një pasion të madh për artin që ka zhvilluar gjatë viteve, duke krijuar një koleksion të madh dhe të rëndësishëm, me burrin e saj Patrizio Bertelli. Në vitin 1993 ata filluan nismën “PradaMilanoArte” që çoi në krijimin e disa ekspozitave të artistëve bashkëkohorë në filialin e Fondacionit në Milano. Gjithashtu ata hapën në vitin 1995 filialin e dytë për Fondacionit në Venecia. Në vitin 2015 ata hapën një filial të ri në Milano, në të cilën u çelën në mënyrë të njëpasnjëshme ekspozita të përkohshme dhe evente artistike.

Koleksionisti, Konti Giuseppe Panza di Biumo

Ndër më të rëndësishmit koleksionist të historisë historisë italiane, është patjetër Giuseppe Panza di Biumo: gjatë gjysmës së dytë të ‘900, ka ndërtuar një nga koleksionet më të rëndësishme të artit modern dhe bashkëkohor në botë, me vepra nga Rothko, Robert Rauschenberg, Roy Lichtenstein, Franz Kline, Donald Judd, Mark Rothko, Dan Flavin, Hanne Darboven, Jan Dibbets, Joseph Kosuth, Richard Serra. Në vdekjen e tij, koleksioni u dhurua në institucionet e ndryshme publike, si italianë dhe të huaja, dhe vila e tij e dhuruar “Fai” e hapur për publikun.

Në veçanti, blerjet e bëra në mes të 1956 deri në vitin 2002, ju do të gjeni qe: 150, duke përfshirë 70 vepra të dhuruara, janë në MOCA e Los Angeles; 350 vepra, duke përfshirë 150 të donacioneve, janë gjetur në Guggenheim në Nju Jork; shumë vepra janë gjithashtu në formë huazimi për përdorim në muze të ndryshme italiane (Muzeu i Rovereto, Palazzo di Gubbio, …). Në tërësi, 560 punimet nga koleksioni Panza janë të shpërndara në muze në mbarë botën.

Pamje nga koleksioni Panza, artista Dan Flacin, FAI

Një nga koleksionistet më të kujdesshëm dhe të rezervuar të paraskenës bashkëkohore italiane është Enea Righi dhe prirja e tij e pandalshme drejt koleksionizmit nëpërmjet të cilit tregon historinë e një vizioni, ai shënon një dialog të pafund me artin dhe veprat e tij.

Rezultojnë karakteristika shumë të përcaktuara që formojnë obsesionin e tij: bashkëpunimet me institucionet italiane dhe të huaja (nga Museion në Fondation Lambert); Përzjedhja e tij për inter-media (instalime, piktura, skulptura, fotografi, vizatime); dhe sidomos zgjerimin e një koleksion prej më shumë se 1,000 elemente të mbajtur mirë. Vepra ndonjeherë monumentale të artistëve si Balka, Boetti, Cantor, Bartolini, Kimsooja, Maloberti, por edhe Smith, Sterbak, Tykkä, Welling, Horn dhe shumë, shumë më tepër.

Sheika Al Mayassa Bint Hamad Al Thani

Por sipas nje artikulli te arttribune titulli flet per mbreterinë e koleksionizmit artistik boteror në duart e sheikes Mayassa bint Hamad bin Khalifa al-Thani, shkruhet në artikull: sot koleksionizmi ndërkombëtare top level ka një dhe vetëm një emër: Katar.

Doha Museum of Islamic Arts (MIA) Katar

Dihej prej kohesh që familja mbretërore Emirateve të ishin në mesin e investitorëve të mëdhenj, por tani New York Times ka kërkuar për të shkuar dhe të shohë “se sa” do të ishte, dhe arritën ne rezultate mbresëlënëse. Vetëm Sheikja Mayassa bint Hamad bin Kalifa al-Thani, kryetare e Qatar Museums Authority, sipas gazetës, ka një buxhet për blerjet që ekspertët vlerësojnë në 1 miliard $ në vit.

Koleksionisti piemontez Matteo Viglietta

Matteo Viglietta, themeluesi – së bashku me partneren e tij Bruna Girodengo – i koleksionit Gaia, në kodrat Cuneo të Busca, u nda nga jeta mbrëmë në moshën 79-vjeçare.
Një koleksion që përfshin rreth 3 mijë vepra, duke filluar nga Minimalistët dhe Konceptualët (Serra, Judd, Andre, LeWitt, Weiner), Arte Povera dhe emra të mëdhenj si David Hammons, Paul McCarthy, Thomas Hirschhorn, Doris Salcedo, Mike Kelley, Bill. Viola dhe Vija Celmins, Tracey Emin, Micol Assael, Hans Schabus, si dhe fotografi konceptuale dhe ndërkombëtare dhe Body Art: Marina Abramovic, Caroleen Schneemann, Sanja Ivekovic, Valie Export, Gina Pane dhe Hannah Wilke.

Interier nga shtëpia muze e koleksionistit Francesco Federico Cerruti, Rivoli TO Itali

Nuk ka gjasa që të ketë një koleksion privat të krahasueshëm me atë të Federico Cerrutit në Evropë. E krahasueshme për shtrirjen e territoreve të specializuara dhe të përkohshme në të cilat është shtrirë, nga librat në lidhjet, nga mobiljet te artet dekorative, nga sfondet e arta në artin e Rilindjes dhe pas Rilindjes, në shekullin e nëntëmbëdhjetë, te moderniteti. Por mbi të gjitha e krahasueshme me të për cilësinë absolute, shumë të lartë të çdo pjese, pa përjashtim, të numrit të madh të veprave dhe artefakteve që përbëjnë koleksionin.

Shtëpia muze e koleksionistit Francesco Federico Cerruti (Genova, 1922 – Torino, 2015) Rivoli TO Itali

Drejtori i një prej muzeve më të mëdhenj eklektik në botë, Luvrit ose Metropolitan ose Hermitage, i cili kishte pasur fatin e jashtëzakonshëm ta merrte si dhuratë, mund ta kishte futur ashtu siç është në muzeun e tij, nëse diçka do të zëvendësonte disa pjesë muzeale me ato të nivelit më të lartë që kishte zgjedhur me përpikëri Federico Cerruti

Themeluesja Maja Hoffmann

Themeluesja dhe presidentja e Fondacionit LUMA dhe LUMA Arles është Maja Hoffmann, e lindur më 1956, koleksioniste arti, mbrojtëse, producente dokumentare, dhe sipërmarrëse zvicerane. Vajza e Daria Hoffmann-Razumosvky dhe manjatit farmaceutik dhe natyralistit të njohur Luc Hoffmann, ajo u rrit në jug të Francës, në Camargue. Gjyshja e Maja Hoffmann, një koleksioniste e njohur, pasionin e saj për artin ia ka përcjellë mbesës së saj. Në koleksionin e tij vepra nga Pablo Picasso, Jean Arp, Fernand Léger, Jean Tinguely dhe Georges Braque. Maja Hoffmann është një filantropiste shumë aktive.

Annie Leibovitz. L’architetto Frank Gehry e koleksionistja Maja Hoffmann, Presidente e Fondacionit LUMA, Arles France

Ajo mbështet artin, filmin dhe programet mjedisore në mbarë botën. Në vitet 1990 ai punoi në La Tour du Valat të Luc Hoffmann, duke u fokusuar në mbarështimin e kalit Przewalski dhe duke kontribuar në rikthimin e tij në Mongoli në 2004. Në vitin 2004, Hoffmann themeloi Fondacionin LUMA, në Cyrih, si një mjet për të shprehur angazhimet e vazhdueshme artistike, Hoffmann punon ngushtë me një grup këshilltarësh të artit që përfshin Tom Eccles, drejtor ekzekutiv dhe kurator i asociuar i ekspozitave në Qendrën për Studime Kuratoriale të Bard College, artistin Liam Gillick, kuratorin Hans Ulrich Obrist, artistin Philippe Parreno dhe kuratoren Beatrix Ruf në një program ekspozitash dhe projektesh multidisiplinare të paraqitura çdo vit në ambientet e LUMA Arles.

Artan Shabani 2018, Fondacioni LUMA, Arles France

SI ËSHTË SHQIPËRIA NE KETE PIKË

Në artin Shqiptar periudha më rilevante është periudha e realizmit socialist dhe për ketë të parët që e nxorën nga koshi i historisë ku nxituam ta hedhim realizmin socialist ishin të huajt, kryesisht diplomatë dhe afaristë, të cilët me zell të pafshehur dhe të nxitur nga interesi kulturor dhe financiar, filluan të vizitojnë studiot e piktorëve të njohur të asaj periudhe. Mjerisht mijëra vepra përfunduan në duart e tyre.

Një punë që meriton mirënjohje kanë bërë koleksionistët vendës, të cilët herë përmes lidhjeve miqësore e herë me mundësitë shpesh modeste financiare, kryesisht të shtyrë nga pasioni, kanë mbledhur një korpus mbresëlënës veprash të autorëve të shquar të realizmit socialist shqiptar, një pasuri kulturore që e kalon në numër disa herë atë të Galerisë Kombëtare dhe të cilën duhet gjetur mënyra të shfaqet më shumë në sytë e publikut.

Dhjetëvjeçarin e fundit vihet re futja në radhën e koleksionistëve edhe njerëz të biznesit, çka mendoj është shenjë shumë e mirë, vetëm se nuk duhet t’i besojnë gjithmonë shijes së tyre, e cila shpesh i bën të mbledhin vepra që nuk e meritojnë investimin financiar dhe që nuk i ngrenë vlerën koleksionit të tyre. Fenomen shumë i përhapur është ai i “muzeve të fshehur të artit” të cilët zbulohen në vizitat e shtëpive të koleksionistëve privatë.

Koleksioni Selami është i pari koleksion privat me karakter muzeal nga përmasat dhe nga numri i autorëve shqiptar, koleksioni muzeal në shumicën e veprave ka një karakter të theksuar nga historia e Shqipërisë dhe e Kosoves e cila pasqyrohet ne mozaik, pikture, skulpture. Koleksioni eshte duke u zgjeruar dhe me pjesen e artit bashkekohorë. Autoret ne koleksioni Selami kryesisht jane, Agim Sulaj, Skender Kamberi, Lec Shkreli, Hilmi Kasemi, Arben Bajo, Artan Shabani, Parid Dule, Zef Shoshi, Vasil Talo, Agron Dine, Vellezerit Shtembari, Gezim Bejkosala, Enton Ceci, Nestor Jonusi, Guri Madhi, Agim Shami, Agron Jakupi , Hajdar Danjolli, Enkelejd Zonja, Dhimiter Theohori, Safo Marko, Ruzhdi Goskova, Llambi Blido, Leke Tasi, Bashkim Ahmeti Izano, Ibrahim Kodra etj.

Nga sallat e Muzeut të koleksionit Selami në Kuzum Baba, Vlorë

Koleksione të karkterizuar nga “misteri” me të cilin janë rrethuar dhe vazhdojnë të rrethohen, ky mister është krijuar për disa arsye: së pari për arsyen e thjeshtë që koleksionet private janë krejtësisht personale dhe zakonisht ndodhen jashtë syrit të publikut (pasi janë të sistemuara në banesat a koleksionistëve) dhe si rezultat janë fare pak ose aspak të njohura. Për to zakonisht flitet në biseda private, duke “u zbukuruar” dhe ” zmadhuar”vlerat e koleksionit nga goja në gojë dhe krijuar një farë “miti”. Së dyti, zakonisht ndodh që koleksionisti nuk i ekspozon të plota veprat e tij, për arsye të ndryshme, por kryesorja është mungesa e hapësirave të ekspozimit në banesa dhe për këtë arsye mund të njihesh vetëm me majën e “ajsbergut”. Së treti dhe ajo që ka luajtur rol të rëndësishëm në krijimin e këtij “misteri” është mungesa e botimeve serioze në këtë fushë.

Projekti i Frank Gehry Fondacionit LUMA, Arles France

Tregu i artit sot është një sistem shumë i veçantë dhe kompleks, dhe Shqiperia është një vend ku mungon një sistem i mirëfilltë arti, një treg dhe koleksioniste professionistë. Të paktë janë ata që investojnë në fushën e artit, është shumë e rëndësishme ndërtimi i sistemit të vlerave. Problemi fillon që nga interesi i vetë artistit për të qenë kërkues dhe pjesëmarrës, energjia dhe bashkëpunimi mes tyre dhe pastaj me radhë, me kuratorin, muzetë, galeritë private, koleksionistët, kritika, botimet, shkollat e artit, rezidencat apo platforma që krijojnë kushte të favorshme për kërkim dhe krijim.

Në një intervistë të dhënë nga një ish pedagog i akademisë së arteve ai pohonte se artistët e rinjë duhen stimuluar, dhe pyetjes se me çfarë problemesh përballen artistët ai i jep shpjegim duke pohuar se ajo që është e dukshme në Shqipëri është mungesa e një sistemi arti, ish pedagogu pohon se ky sistem vlerash është ekzistenca e galerive private, që duhet të funksionojnë profesionalisht, që e qarkullojnë veprën e artit. Sipas tij, nga kjo më pas lindin dhe koleksionistët, komunikimi bëhet më intensiv me tregun, dhe kjo të çon drejt një seleksionimi të vërtetë, drejt afirmimit real të artit dhe të artistëve. Ndryshe ishin kërkesat në kohën e diktaturës, sepse kishte tjetër organizim, kishte të tjera struktura dhe ndryshe janë sot, kur jetojmë në një sistem të ri, në kapitalizëm, aq më tepër kapitalizëm si ky i yni.

Arti zhvillohet mbi marrëdhënie të reja, artisti me jetën, me biznesin, me tregun, me vlerën ose jo vlerën. Të gjitha këto janë probleme që janë intensifikuar dhe që nuk kanë ekzistuar dikur.

Pamje e jashtëme e Fondacionit Sandretto re Rebaudengo, Torino Itali

Investimi në art është një kundërshtim i “përshtatjes me rutinën” që herë herë ndodh në brutalitetin e jetës së përditshme. Sigurisht investimi në art është ende një nocion elitar i cili mbetet ende i lokalizuar tek një shtresë sociale e privilegjuar. Por, ndërkaq, arti në vetvete është demoktatik dhe mundëson komunikim të lirë me këdo. Themelimi i një koleksioni ështe diçka që ndoshta në aparencë duket i lehtë, por në fakt ajo çka lipset për një ndërmarrje të tille eshte mbi te gjitha intuita dhe nje vizion artistik, te cilet kultivohen duke investuar në njohje dhe duke ndjekur nga afër eventet në mbarë botën.

Galeria Promenade, Vlorë

Background kulturor dhe ndjeshmëria estetike janë kërkesat e domosdoshme për ti dhënë jetë koleksioneve cilësore. Koleksionet hedhin dritë mbi historinë artistike shqiptare. Ne kemi thesare të cilat duhet ti nxjerrim nga errësira e kohëve, t’i ruajmë dhe restaurojmë për t’u identifikuar si popull. Ato janë dëshmitare të historisë sonë dhe çdo gjetje e tyre tregon një epokë, një histori.

Njerëzimi e ka shkruar historinë shekullore me punën, simbolet dhe krijimtarinë e tij. Kultura është shprehje e shpirtit të pasur që ka jetuar, besuar, krijuar, adhuruar, trashëguar thesaret. Kështu që, vlerat e ekzistencës nuk duhet të harrohen. Na duhet t’i kërkojmë, t’i deshifrojmë e konservojmë ato për brezat që vijnë.

Artan Shabani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Podcast me Kristanja Çene – 19 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Kristanja Çene - 19 December 2023, Live...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty