LetërsiBotimet UET PressGjermanisht. STERBEN = me vdek (ingl. to die) /...

Gjermanisht. STERBEN = me vdek (ingl. to die) / LE TË FLASIM PËR ZBULIMET GJENIALE MBI GJUHËN SHQIPE NGA PETRO ZHEJI

-

LE TË FLASIM PËR ZBULIMET GJENIALE MBI GJUHËN SHQIPE NGA PETRO ZHEJI

Shembulli 1

Gjermanisht. STERBEN = me vdek (ingl. to die)

Kjo fjalë Gjermanisht do të thotë “të vdesësh”. Vetë Gjermanishtja me modelin e saj leksikor nuk është në gjendje të na thotë pse për të shprehur kuptimin e “vdekjes” në Gjermanisht është zgjedhur pikërisht kjo fjalë. Shqipja, po, Dhe ja se si:

Si punë e parë e zbërthejmë fjalën “sterben” në pjesët që e përbëjnë dhe që ne i quajmë “operatorë të lirë”.

Në Shqip: ster(r) = terr, i zi…, e pra simboli i së zezës

Pjesa tjetër “b e n” është një mbaresë foljore dhe lidhet me Shqipen “bën”. Motivimi i fjalës “sterben” nëpërmjet Shqipes do të jetë atëherë:

Sterben – shq. Ster bën = “bën ster” = sterr = e zezë

Shohim se Gjermanishtja “sterben” e shpreh konceptin e vdekjes me ngjyrën e zezë.

Kështu pra fjala Gjermanisht “sterben” përshkuran, “pa e ditur”, një simbol, simbolin e së zezës, një nga interpretimet e të cilit është edhe ai i vdekjes.

Siç do shikojmë më tej, kjo është e përgjithshme:

FJALËT KANË PËRSHKUAR DIKUR SIMBOLE DHE JO KONCEPTE. Pra mund të themi se GJUHA NË GJENEZËN E SAJ KA QENË SIMBOLIKE dhe më pas, ME KALIMIN E KOHËS, AJU U BË KONCEPTUALE, ashtu SIKUNDËR EDHE TËRË DITURIA NJERËZORE QË KALOI NGA STADI I SIMBOLIZMIT NË ATË TË KONCEPTUALIZIMIT.

Shëputur nga libri “Misioni Mesianik i Shqipes” (shembja e Kullës së Babelit), nga Petro Zheji, Botimet UET Press, 2015

#shqip #shqipja #petrozheji #enkeledasuti  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty