POEZINizar QabbaniTrupi yt është harta ime nga Nizar Qabbani

Trupi yt është harta ime nga Nizar Qabbani

-

Më ngre më lart dashuri…ngriji
Grushtet më të bukur të çmendurisë sime
O kama e udhëtimit…në mishin tim
Dhe ngulja e thikës
Më zhysin më tej zonjëza ime
Deti më thërret
Dhe shton më shumë vdekje në mua
Ndoshta teksa vdekjet më vrasin…Unë jam rigjallëruar
TRUPI YT ËSHTË HARTA IME
Harta e botës nuk më intereson më
UNË JAM KRYEQYTETI MË I VJETËR I TRISHTIMIT
Dhe plaga ime një skalitje faraonike
Dhimbja ime…zgjerohet si një tokë me vaj
Nga Beiruti…në Kinë
Dhjimbja ime…një karavan…dërguar nga Kalifët e “A’Chaam-it” në Kinë
Në vendin e shtatë të “Lindjes”
Dhe të humbur në gojën e dragoit
Zogu i zemrës sime…
O rërë deti dhe pyej ullinjsh
O shije e borës dhe shije e zjarrit
Aroma ime e parajsës…vështrimi
Ndjehem i frikësuar nga e panjohura…strehomë
Ndjehem i frikësuar nga errësira…përqafomë
Kam ftohtë…mbulomë
Tregomë histori fëmijësh
Shplodhu krahë meje
Këndomë…
Duke qenë se, që nga fillimi i krijimit
Kam kërkuar për një shtëpi për ballin tim
Për flokët e një gruaje
Që më shkruajnë mbi mur…dhe më pas më fshijnë
Për dashurinë e një gruaje…që të më marrë
Në kufijtë e diellit…dhe të më hedhë
Nga buzët e një gruaje…teksa më bën
Si pluhurin e arit të pluhurzuar
Jetën time të shkëlqejë…erashka ime
Feneri im. Ligjëratat e orkideve
Zgjasin një urë me aromë portokajsh
Duke më vendosur mua si një krëhër prej fildishi
Në flokët e tu të errët…më pas harromë
Unë jam një pikë ujë…i ndarë më dysh
Që mbetet në librin e tetorit
Dashuria jote më shtyp
Si një kalë i çmendur nga Kaukazi duke më hedhur nën thundrat e tij
Duke bërë gargare me ujin e syve të mi
Shtomë më shumë furi…shtomë
O grushtet më të bukur të çmendurisë sime
Për hirin tuaj i lë të lira gratë e mia
Dhe e shuaj çertifikatën time të lindjes
Dhe i pres të gjitha arteriet e mia
Trupi yt është harta ime nga Nizar Qabbani
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty