POEZINizar QabbaniKohë detare nga Nizar Qabbani

Kohë detare nga Nizar Qabbani

-

Në limanin e blunjtë të syve të tu
Fryjnë shira dritash melodioze
Diej të trullosur dhe lundrime
Duke pikturuar udhëtimin e tyre drejt pafundësisë
Në limanin e blunjtë të syve të tu
Është një dritare e hapur deti
Dhe zogjitë shfaqen në distancë
Duke kërkuar ishuj ende të palindur
Në limanin e blunjtë të syve të tu
Bora bie në korrik
Anijet ngarkohen me turkuaz
Derdhen në det dhe nuk mbyten
Në limanin e blunjtë të syve të tu
Unë vrapoj tek shkëmbinjtë e shpërndarë si një fëmijë
Duke frymuar aromën e detit
Dhe kthehem në një zog të rraskapitur
Në limanin e blunjtë të syve të tu
Gurët i këndojnë natës
Kush ka fshehur njëmijë poema
Në librin e mbyllur të syve të tu?
Sikur vetëm, sikur vetëm të isha një marinar
Sikur vetëm dikush të më jipte një varkë
Do t’i mbyllja lundrimet e mia çdo mbrëmje
Në limanin e blunjtë të syve të tu
Kohë detare nga Nizar Qabbani
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty