POEZINizar QabbaniNdërmjet nesh nga Nizar Qabbani

Ndërmjet nesh nga Nizar Qabbani

-

Ndërmjet nesh
Njëzetë vjet
Ndërmjet buzëve të tua dhe buzëve të mia
Kur ato takohen dhe qëndrojnë
Vitet kolapsojnë
Xhami i një jete të tërë thërrmohet
Ditën që të takova ty
I grisa të gjitha harta e mia
Dhe profecitë e mia
Si një stalion arab, i mora erë shiut
Tënd
Përpara se të më lagte
Dëgjova pulsin e zëri tënd
Përpara se të flisje
T’i prisha flokët me duart e mia
Përpara se t’i kishe endur
Unë nuk mund të bëj asgjë
Ti nuk mund të bësh asgjë
ÇFARË MUND TË BËJË PLAGA
ME THIKËN BRENDA?
Sytë e tu janë si një natë me shi
Ku mbyten anijet
Dhe çdo gjë që kam shkruar harrohet
Në pasqyra nuk ka kujtime
ZOT SI KA MUNDËSI QË I DORËZOHEMI DASHURISË
DUKE I DHËNË ÇELËSAT E QYTETIT TONË
Duke mbajtur qirinj dhe temjan
Duke u rrëzuar teksa këmbët e tij kërkojnë
Që të falen
Përse e kërkojmë dhe e durojmë
ME GJITHÇKA QË AJO NA BËN
ME GJITHÇKA QË AJO NA BËN?
Grua zëri yt i
Argjendtë dhe vera përzihen
Me shirat
Nga pasqyrat e gjunjëve të tu
Dita fillon udhëtimin e saj
JETA DEL NË DET
UNË E DIJA KUR THASHË
SE TË DUA
Se Po Shpikja Një Alfabet Të Ri
Për një qytet ku askush nuk mund të lexonte
Se unë po thoja poemat e mia
Në një teatër të zbrazët
Dhe duke dherdhur verën time
Për ata që nuk mund ta shijojnë atë
Kur Zoti të dha tek unë
Ndjeva se ai kishte ngarkuar
Çdo gjë në rrugën time
Dhe të pathënat e të gjitha librave të tij të shenjtë
KUSH JE TI
GRUA QË HYN NË JETËN TIME SI NJË KAMË
E ëmbël si sytë e një lepuri
E butë si lëkura e një kumbulle
E pastër si fijet e jaseminit
E pafajshme si përparëset e fëmijëve
Dhe përpirëse si fjalët?
Dashuria jote më rrëzoi
Në një tokë mrekullish
Ajo më sulmoi si aroma
E një gruaje që shkel në ashensor
Më çuditi
Në një kafene
Ulur mbi një poemë
Unë e harrova poemën
U çudita
Duke lexuar rrjeshtat në pëllëmbën time
E harrova pëllëmbën time
Ajo ra tek unë si një gjethe e verbër
Lulesh të egra
Puplat e saj u ngatërruan me të miat
Ngashërimat e saj u gërshetuan me të miat
U çudita
Teksa u ula mbi valixhen time
Duke pritur trenin e ditëve
I harrova ditët
Udhëtova me ty
Tek toka e mrekullive
Imazhi yt është skalitur
Mbi fytyrën e orës sime
Është e skalitur në secilën nga duart e mia
Ajo është gdhendur mbi javët
Muajt vitet
Koha ime nuk është më imja
Je ti
Ndërmjet nesh nga Nizar Qabbani
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty