POEZINizar QabbaniMacka ime e zemëruar nga Nizar Qabbani

Macka ime e zemëruar nga Nizar Qabbani

-

Po përsërit veten
Për të njëzetën herë
A ka një burrë tjetër në jetën time?
Po. Po. Çfarë mendove ti?
Edhe varrezat kanë vizitorë
Ka, i dashur zotëri
Shumë burra atje
Dhe asnjë kopshti nuk i mungojnë asnjëherë zogjtë
Ti je vetëm një përvojë që pata
Dhe ja ku jam
E mërzitur dhe e lodhur nga kjo përvojë
Jashtë magjisë tënde
Jam shëruar nga të gjitha
Dobësitë dhe fajësitë e mia
Nevojat e bëjnë këtë gjë, në fund të fundit, çdo gjë mbaron
Ti më do!
Ja tek je sërish
Duke gërmuar të gjithë historinë antike
Dhe qëkur ke treguar ti ndonjëherë
Interesin më të vogël për mua
Jashtë konturit të kofshave të mia?
Nga vjen i gjithë ky shkulm i papritur dashurie?
Unë nuk isha kurrë asnjë më shumë sesa
Një karrige rezervë
Midis mobiljeve të tua të shtrenjta
Një kopësht që vendose ta qethje
Pa turp apo pendesë
Përse po e shikon gjoksin tim
Sikur të ishte yti?
Dhe përse vajton sikur
Të ishe duke qëndruar përpara një mbretërie?
Mbretëria jote e lavdishme, i dashur zotëri
Sapo është shkrumbuar
Këtu. U barazuam
Në një çast
Tani ti më thua
Se kush po e humbet lojën
Unë t’u hapa
Si Kopshti i Edenit
Duke ti dhënë ty të gjithë frutat e ëmbla
Dhe barin e gjelbër që ti dëshiroje
Sot nuk po të ofroj as
Parajsën dhe as ferrin
Kjo është ajo që merr
Që veprove me kaq mosmirënjohje
Pabesia jote. Sikur vetëm të më kishe trajtuar
Si një qenie njerëzore, vetëm një herë
Ky burri tjetër nuk do të ekzistonte
Macka ime e zemëruar nga Nizar Qabbani
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty