POEZIErica JongPoezia “Kirurgjia e detit” - Nga Erica Jong

Poezia “Kirurgjia e detit” – Nga Erica Jong

-

Në fundin më të largët të detit
Ku Atlanta mbytet nën zgjimin e dallgëve
Kam ardhur të shëroj jetën time
Thurem së bashku si një krahë i thyer
Kripa mbush zverkun e kockës
Deti merr të gjitha fragmentet e jetës sime
Dhe i bluan ato në shtëpi
Zgjohem në një shtrat të ujtë me ty
Deti po këndon dhe lëkura ime
Këndon përkundër lëkurës tënde
Dallgët janë gjithandej, rreth e brenda nesh
Ne fleme të ngecur në kripën e njëri-tjetrit
Po shërohem në krahët e tu
Po anohem që të shkruaj pa humbjen e dashurisë
Po rris mushkrinjë më të thellë këtu në det
DALLGËT JANË THIKA; ATO XIXËLLIJNË DHE BËJNË PRERJE TË PASTRA
KJO ËSHTË KIRURGJIA E DETIT
Kjo është njëherësh çarja dhe shërimi
Këtu ngrohet kocka nga drita e shkëlqyer e diellit
Dhe ku mjegulla na fshin, duke na bërë më pas të plotë
Poezia “Kirurgjia e detit”
Nga Erica Jong
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Fotografia nga zemra, mendja, dora e dy njerezve, individeve dhe artisteve shume te talentuar @intoerlin @altsulaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty