POEZIErica JongDashuria është viktima Erica Jong

Dashuria është viktima Erica Jong

-

Sepse ajo dëshiron ta prekë atë
Ajo largohet
Sepse ajo dëshiron t’i flasë atij
Ajo qëndron e heshtur
SEPSE AJO DËSHIRON TA PUTHË
AJO LARGOHET
DHE PUTH NJË BURRË QË NUK DO TA PUTHË
Ai sheh
Duke menduar se ajo nuk e do
AI DËGJON
DUKE DËGJUAR HESHTJEN E SAJ
AI LARGOHET
DUKE E MENDUAR ATË TË LARGËT
DHE PUTH NJË VAJZË QË NUK DO TA PUTHË
Ata martohem me njëri-tjetrin
NJË GABIM KATËRKAHËSH
Ai shkon në shtrat me të shoqen
Duke menduar për të
Ajo shkon në shtrat me të shoqin
Duke menduar për të
Dhe e gjitha kjo në një shtrat të dalë mode
A JETOJNË ATA TË PALUMTUR PËRGJITHMONË?
SIGURISHT
A I ZHBËJNË ATA GABIMET E TYRE?
KURRË
KUSH ËSHTË VIKTIMA KËTU?
DASHURIA ËSHTË VIKTIMA
KUSH ËSHTË I KEQI?
DASHURIA QË NUK VDES KURRË
Dashuria është viktima
Erica Jong
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Epika e yjeve te mesnates (triptik), nga olsiplasa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty