POEZIErica JongPoezia “Egjiptologjia” - Nga Erica Jong

Poezia “Egjiptologjia” – Nga Erica Jong

-

Unë jam Sfinksi
Unë jam gruaja e groposur në rërë
Deri në mjekrën e saj
Po pres një arkeolog
Që të më nxjerrë nga toka
Që të gërmojë jashtë mjekrën time dhe thithkat e mia
Të zhveshë kthetrat e mia
Dhe të zgjidhë gjeagjëzën time
Askush nuk e ka zgjidhur kurrë gjeagjëzën time
Që nga Edipi
Jam përballë piramidave që ngrihen
Si gjinjë këndor
Nga trupi i tharë i Egjiptit
Lumi im pjellor po rrjedh poshtë
Një mbretërie të poshtme të dashur
ÇDO GRUA DUHET TË KETË NJË DELTË
Me një baltë të tillë të pasur
Kafe si vithet
E mbretëreshave nubiane
O mik, përse ke ardhur në Egjipt?
Atoni dhe Zoti
Ende po grinden
Moisiu po drejton njerëzit e tij
Duke folur për fajin
Zëri jashtë vullkanit
Nuk do të jetë i palëvizur
NJË FE VDEKJEJE
NJË GRUA E VARROSUR PËR S’GJALLI
PËR MIJËRA VJET
Rëra lëviz përmbi kokën time
SEKSI IM ISHTE NJË SHKRETËTIRË
Flokët e mi më poroz sesa shkuma e detit
Dhe askush nuk i thithi buzët e mia
Që të më bëjë të rrëfej
Gjinjtë piramida, edhe pse viganë
Nuk do të përkulen kurrë
Në qendrën e secilës
Është një mbret i varrosur
Në qendrën e secilës
Një dhomë e errët
Një tunel
Kockat e një të vdekuri
Ar i ligë
Poezia “Egjiptologjia”
Nga Erica Jong
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty