POEZIErica JongAtij/asaj që mund t’i interesojë Erica Jong

Atij/asaj që mund t’i interesojë Erica Jong

-

Në Vjeshtë
Si në Pranverë
GJAKU RRJEDH
GJAKU KËRKON TË GAROJË
KUNDËR RRAHJEVE TË ZEMRËS
Përpara se dimri
PËRPARA SE DIMRI
TË NA VARROSË
Në qefinin e saj të zakonshëm prej akulli
Kthehem nga ti
Duke e ditur se
DASHURIA E PAKTHYER
ËSHTË E MIRË
PËR POEZINË
Duke e ditur se dhimbja
Do ta prekë lehtazi muzën
Po aq shumë sa asgjëja
Duke e ditur se ti
Ke frikë, je e prangosur
Në një jetë
Që ti nuk e do
Dhe kaq të pasigurtë
Saqë liria duket
Edhe më e frikshme
Se çështja e njohur
E të qenit një skllave që shfryn
Kam jetuar ashtu
Një herë
Dhe e di se liria
Ka të mirat e veta
Se ajo propagandon vetveten
Përmes gërmadhe ledhore
Që ty nuk t’i jep askush
Por që ti duhet t’i kapësh
Me dy duart e tua që dridhen
Dhe të shkulësh
Luleshtrydhen
Që ato mbajnë
Në pranverën e gjelbër
Të papërmbajtur
Atij/asaj që mund t’i interesojë
Erica Jong
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Epika e yjeve te mesnates (triptik), nga olsiplasa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty