POEZIErica JongPoezia “Fundi i botës” Nga Erica Jong

Poezia “Fundi i botës” Nga Erica Jong

-

Këtu, në fund të botës
Lulet rrjedhin gjak
Sikur të ishin zemra
Zemrat kullojnë një errësirë
Si bojë indie
Dhe poetët zhysin penat e tyre brenda
Dhe ata shkruajnë
“Këtu, në fund të botës,”
Ata shkruajnë
Duke mos e ditur se çfarë kuptimi kanë
“Këtu, ku qielli mjekohet me qumësht të zi,
Ku pirgjet e tymit ushqejnë qiellin
Ku pemët dridhen të tmerruara
Dhe njerëzit u ngjajnë atyre…”
Këtu, në fund të botës
Poetët rrjedhin gjak
Të shkruash dhe të rrjedhësh gjak
Mendohen si e njëjta gjë
Të këndosh dhe të rrjedhësh gjak
Mendohen si e njëjta gjë
Shkruana një letër!
Dërgona një parcelë ushqimi!
Ngushëllona me proverba apo fruta të sheqerosura
Me të folurën e Zotit
Shpërqëndrona me teoritë e artit
Që askush nuk mund t’i provojë
Këtu, në fund të botës
Kokat tona janë të zbrazëta
Dhe era ecën përmes tyre
Si fantzamat
Përmes një shtëpie të përndjekur
Poezia “Fundi i botës”
Nga Erica Jong
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Fotografia, Në Tempullin Borobudur, Jogiakarta, Indonezi, korrik 2011

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty