POEZIMahmoud DarwishAsgjë nuk më kënaq - Mahmoud Darwish

Asgjë nuk më kënaq – Mahmoud Darwish

-

NJË UDHËTAR NË AUTOBUZ THOTË

ASGJË NUK MË KËNAQ

As radio, apo mëngjesi

As gazetat

As kalatë mbi kodër

Dua të qaj

SHOFERI THOTË: PRIT DERI SA TË ARRIJMË NË STACION

Pastaj qaj sa të duash

NJË GRUA THOTË: EDHE UNË GJITHASHTU

ASGJË NUK MË KËNAQ

Unë e çova tim bir në varrin tim

Atij i pëlqeu dhe fjeti aty

Pa thënë lamtumirë

NJË STUDENT KOLEGJI THOTË: AS UNË

ASGJË NUK MË KËNAQ

Unë studiova arkeologji

Por nuk e gjeta identitetin tek gurët

A jam unë me të vërtetë unë?

NJË USHTAR THOTË: EDHE UNË GJITHASHTU

ASGJË NUK MË KËNAQ

Unë gjithmonë rrethoj një fantazë që më rrethon mua

SHOFERI NERVOZ THOTË: JEMI AFËR STACIONIT TONË TË FUNDIT

KËSHTU QË, BËHUNI GATI PËR TË ZBRITUR

Ata klithin: Ne duam të shkojmë përtej stacionit

Vazhdo

SA PËR MUA, THEM UNË: HIDHMË KËTU

UNË JAM SI ATA, ASGJË NUK MË KËNAQ

POR JAM I LODHUR SË UDHËTUARI

Asgjë nuk më kënaq

Mahmoud Darwish

Burimi https://www.youtube.com/watch?v=RbrWXlqKbZQ 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty