POEZIMahmoud DarwishRimë për odat - Mahmoud Darwish

Rimë për odat – Mahmoud Darwish

-

ASKUSH NUK MË KA UDHËHEQUR DREJT VETVETES

UNË JAM UDHËHEQËSI

Mes shkretëtirës dhe detit

Unë jam udhëheqësi drejt vetvetes

I lindur nga gjuha

Rrugës për në Indi ndërmjet dy fiseve të vogla

I adhuruar nga dritëhëna e besimeve antike dhe paqja e pamundur

I detyruar të ruajë periferinë e një lagjeje persiane

Dhe obsesionin e madh të Bizantinëve

Në mënyrë që pesha e kohës të lehtësohet mbi tentat e arabëve

KUSH JAM UNË?

KJO ËSHTË NJË PYETJE QË E BËJNË TË TJERËT

POR NUK KA ASNJË PËRGJIGJJE

UNË JAM GJUHA IME

UNË JAM NJË ODË, DY ODA, DHJETË ODA…

Kjo është gjuha ime

Unë jam gjuha ime

Unë jam forma urdhërore e fjalës shkruaj:

JI! JI TRUPI IM!

DHE UNË KTHEHEM NË NJË MISHËRIM TË TIMBRIT TË TYRE

UNË JAM AJO ÇKA I KAM FOLUR FJALËVE:

Ji vendi ku trupi im bashkohet me përjetësinë e shkretëtirës

Ji, që unë të bëhem fjalët e mia

ASNJË TOKË MBI TOKË NUK MË MBAN

VETËM FJALËT E MIA MË MBAJNË

NJË ZOG I LINDUR PREJ MEJE

I cili ndërtoi një fole në rrënojat e mia përpara meje

Dhe në rrënojat e botës magjepsëse rreth meje

QËNDROVA NË NJË ERË

DHE NATA IME E GJATË PA FUND

KJO ËSHTË GJUHA IME

NJË VARËSE YJESH RRETH QAFËS SIME NGA TË DASHURIT E MI

Ata kanë emigruar

Ata e mbajtën vendin dhe ata emigruan

Ata e mbajtën kohën dhe ata emigruan

Ata i morën kullotat e tyre të zymta dhe emigruan

Ata i morën fjalët dhe zemra e rrënuar u largua me ta

A DO TË MBAJË KJO JEHONË, KJO JEHONË, KJO BARDHËSI, MIRAZH KUMBUES

NJË EMËR, NGJIRJA E ZËRIT TË SË CILËS TË MBUSHË TË PANJOHURËN

Dhe nisja e së cilës mbushet me hyjni?

QIELLI HAPI NJË DRITARE PËR MUA

UNË PASHË

PASHË

DHE NUK GJETA

ASGJË VEÇ VETVETES

Unë pashë vetveten jashtë vetes

Siç ka qenë gjithmonë

Dhe vizionet e mia të përndjekura nga shkretëtira

HAPAT E MI JANË ERË DHE RËRË

BOTA IME ËSHTË TRUPI IM

DHE TEK I CILI MUND TË MBAHEM

UNË JAM UDHËTARI DHE RRUGA GJITHASHTU

Perëndia më shfaqet dhe zhduket

Ne nuk presim atë që do të vijë

Në shkretëtirë nuk ka të nesërme

Ruajeni atë që kemi parë dje

LËRMËNI TA VRINGËLLOJ ODËN TIME

PËR TË THYER CIKLIN E KOHËS

DHE LE TË KETË DITË TË BUKURA

SA SHUMË TË SHKUAR MBAN E NESËRMJA?

Unë ia lashë vetveten vetes, një veteje të mbushur me të tashmen

Nisja më zbrazi nga tempujt

Parajsa ka kombet dhe luftrat e saj

UNË KAM NJË GAZELË PËR GRUA

DHE PEMË PALMASH PËR ODA NË NJË LIBËR RËRE

Unë shoh të shkuarën

PËR NJERËZIMIN, NJË MBRETËRI PLUHURI DHE NJË KURORË

Le ta kapërcejë gjuha ime fatin tim armiqësor

Le ta kapërcejë linjën e pasardhësve të mi, mua, tim atë

Dhe një shuarje qe nuk do të shuhet

Kjo është gjuha ime, mrekullia ime

Shkopi im magjik

Ky është Kopshti i Babilonit tim

Obelisku im

Identiteti im i parë

Metali im i lustruar

Idhulli i shkretëtirës së një arabi

Që adhuron çka rrjedh nga rimat

Dhe që adhuron vetë fjalët e tij

LE TË KETË PROZË

DUHET TË KETË NJË PROZË QË PROFETI TË TRIUMFOJË

Rimë për odat

Mahmoud Darwish

Burimi https://www.youtube.com/watch?v=_veRq5yUFc8

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty