POEZIMahmoud DarwishNjë i dashuruar nga Palestina nga Mahmoud Darwish

Një i dashuruar nga Palestina nga Mahmoud Darwish

-

Nga bishat e shkretëtirës dhe të pyllit
Por unë jam mërgimtari pas murit dhe derës
Strehomë në ngrohtësinë e vështrimit tënd
Merrmë, kudo ku je
Merrmë, kushdo kush je
Që të marr veten në ngrohtësinë e fytyrës dhe të trupit
Për dritën e zemrës dhe të syrit
Për kripën e bukës dhe të këngës
Për shijen e tokës dhe të shtëpisë
Strehomë në ngrohtësinë e vështimit tënd
Merrmë, një krahë druri bajamesh, në kopshtin e dhimbjes
Merrmë, një varg nga libri i tragjedisë sime
Merrmë, një lojë apo një gur nga shtëpia
Që gjeneratat tona të tjera të mund të kujtojnë
Shtegun e kthimit për në shtëpi
Sytë e saj dhe tatuazhi mbi duart e saj janë palestineze
Emri i saj, palestinez
Ëndrrat e saj, dhe dhimbja, palestineze
Shamia e saj e kokës, këmbët dhe trupi i saj, palestineze
Fjalët dhe heshtja e saj, palestineze,
Zëri i saj, palestinez
Lindja dhe vdekja e saj, palestineze
Të kam mbajtur në blloqet e mi të vjetër
Si zjarrin e vargjeve të mia
Substancën e udhëtimeve të mia
Në emrin tënd, zëri im lëviz në lugina
Unë kam parë kuajt bizantin
Edhe pse beteja është e ndryshme
Vetëdijësohu, oh vetëdijësohu
Vetëtima e goditur nga kënga ime në granit
Unë jam lulja e rinisë dhe kalorësi i kalorësve
Unë jam shkatërruesi i idhujve
Unë i mbjell kufijtë levantin
Me poema që çlirojë shqiponja
Dhe në emrin tënd i kam klithur armikut
Krimbat, ushqehen mbi mishin tim nëse ndonjëherë dremis
Sepse vezët e bletëve nuk mund të çelin shqiponja
Dhe guacka e vezës së nëprkës
Nuk mban veçse një gjarpër
Unë kam parë kuajt bizantin
Dhe përpara të gjithë këtyre, unë e di
Që unë jam lulja e rinisë dhe kalorësi i kalorësve
Një i dashuruar nga Palestina nga Mahmoud Darwish
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Fotografia @madisonmaltby_photo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty