POEZIMahmoud DarwishDo të të harrojnë sikur të mos kishte ekzistuar...

Do të të harrojnë sikur të mos kishte ekzistuar kurrë – Mahmoud Darwish

-

Do të të harrojnë sikur të mos kishte ekzistuar kurrë

I HARRUAR, SI VDEKJA E NJË ZOGU

I HARRUAR SI NJË KISHË E BRAKTISUR

I HARRUAR SI NJË MARRËDHËNIE KALIMTARE

DHE SI NJË TRËNDAFIL NË BORË

Do të të harrojnë

Unë jam në rrugë

Dikush ka qenë përpara meje  

Dikush ka diktuar vizionet e tij mbi mua

Dikush ka folur dhe ka folur me

Prirjet e tij natyrale

Për të transmetuar historinë

Apo për të ndricçuar rrugën

Për ata që do të vinin më pas

GJURMË MUZIKORE

DHE NJË TINGULL

Do të të harrojnë sikur të mos kishte ekzistuar kurrë

As si person, as si tekst

Dhe do të të harrojnë

INTUITA UDHËHEQ HAPAT E MI

Ndoshta

Unë do të ofroj një histori

Me një biografi personale

Sepse fjalori më udhëheq

Dhe kështu bëj edhe unë

Unë jam forma e saj

Ajo që unë do të thoja, tashmë është thënë

E shkuara më shtyp

UNË JAM MBRETI I JEHONËS

UNË NUK KAM GJËMBA, VETËM KUFIJË

Rruga është mënyra

Ndoshta të lashtët kanë harruar

Të përshkruajnë diçka

Që unë do ta kisha përdorur për të zgjuar

Pasionin dhe shqisat e mia

Do të të harrojnë

Sikur të mos kishe qenë një ngjarje

Madje as një efekt

Do të të harrojnë

Unë jam në rrugë

DIKUSH, DIKU, PO NDJEK HAPAT E MI

Dikush do të më paraprijë

Për të arritur vizionin tim

DIKUSH DO TË SHKRUAJË POEZI PËR TË LËVDUAR

KOPSHTET E MËRGIMIT PËRPARA SHTËPISË

I çliruar nga e ardhmja ime e ndarë

Nga mungesa dhe prania ime

I çliruar nga adhurimi i së shkuarës

Nga parajsa ime tokësore

Nga metaforat e mia dhe nga gjuha ime

Kështu dëshmoj

Se kur të më harrojnë

Do të jem i lirë dhe i gjallë

Do të të harrojnë sikur të mos kishte ekzistuar kurrë

Mahmoud Darwish

Burimi https://www.youtube.com/watch?v=XDqR7_AT9VU

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty