POEZIMahmoud DarwishAjo nuk do të vijë dashuria ime - Mahmoud...

Ajo nuk do të vijë dashuria ime – Mahmoud Darwish

-

Ajo nuk do të vijë

Thashe unë

Dhe ajo nuk do të vijë

Rrjedhimisht

Do ta riorganizoj programin e mbrëmjes

Në një mënyrë që t’i shkojë

Zhgënjimit tim dhe mungesës së saj

I shova qirinjtë e saj

Ndeza dritat

Piva gotën e saj me verë

Dhe më pas e theva atë

I zëvendësova pjesët e shpejta me violinë

Me disa këngë perse

Unë thashe

Ajo nuk do të vijë

Do ta heq kollaren time elegante

Kështu jam më rehat

Do të vesh pizhamet

Do të vesh pizhame blu

Do të eci këmbëzbathur nëse dua

Do të ulem në një pozicion të rehatshëm

Mbi divanin e saj

Në mënyrë që ta harroj atë

Dhe t’i harroj të gjitha çështjet e mungesës

I ktheva të gjitha gjërat e festës

Që kisha përgatitur në vendin e tyre

I hapa të gjitha perdet dhe dritaret e mia

NUK KISHTE ASNJË SEKRET NË TRUPIN TIM ATË NATË

VEÇSE QË PRITA PËR TY DHE SE ÇFARË HUMBA

U talla me obsesionin tim

Për të pastruar ajrin për të

Që e kisha spërkatur me ujë trëndafili dhe limoni për t’i dhënë aromë

Ajo nuk do të vijë

Do t’i marr lulet e orkidesë

Nga e djathta ime në të majtën time

Që ta ndëshkoj për harresën e saj

E mbulova pasqyrën me një pallto

Që të mos e shoh

Reflektimin e saj dhe të mos pendohem për asgjë

Unë thashë

Do të harroj çfarë kam thënë për të

Nga disa flirtime të vjetra

AJO NUK E MERITON NJË POEMË

MADJE AS NJË POEMË TË VJEDHUR

Dhe unë e harrova

Hëngra ushqimin tim të shpejtë teksa po rrija

Dhe lexova një kapitull nga një libër shkolle

Ishte rreth planetevë të largët rreth nesh

DHE SHKROVA

PËR TË HARRUAR VEPRIMIN E SAJ FYES

NJË POEMË

KËTË POEMË

Ajo nuk do të vijë

Dashuria ime

Mahmoud Darwish

Burimi https://www.youtube.com/watch?v=hWLiEx3BN1g

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty