POEZINizar QabbaniVendimi - Nizar Qabbani

Vendimi – Nizar Qabbani

-

TË DESHA

KY ISHTE VENDIMI QË UNË MORA

Kë…mendoj

KËRKOJ TË FALUR

NË DASHURI

ASNJË FUQI NUK ËSHTË MË E MADHE SE E IMJA

Gjykimi im, zgjedhja ime, më takon mua të vendos

Këto janë ndjenjat e mia

Kështu që, ju lutem

MOS NDËRHYNI

MES DETIT DHE MARINARIT

Qëndroni mënjanë

Sepse do të bëhem më i patundur

Çfarë të kem frikë?

Unë jam të gjitha ligjet

UNË JAM OQEANI

NDËRSA TI JE

THJESHT NJË LUM I LUMENJVE TË MI

Gratë!

I bëra unaza në gishtërinjtë e mi

Planete në orbitat e mia

Heshtni

Mos flisni

Jam unë ai që flet

Unë organizoj ceremonitë e dashurisë

Për kalimtarët tek dera ime

Unë organiozoj tokën time

Dhe hartat e mia

JAM UNË AI QË VENDOS

NGJYRËN E DETEVE TË MIA

E vendos unë se kush shkon tek Parajsa ime

Dhe se kush shkon tek Ferri im

NË DASHURI UNË JAM

AI QË KONTROLLON DHE AI QË VENDOS

Në çdo dashuri

Ka një shije dominance

Dorëzoju vullnetit dhe dëshirës sime

DHE SI NJË FËMIJË

MIRËPRITE SHIUN TIM

Nëse kam diçka për të thënë

Do t’ia them vetëm të Madhërishmit

SYTË E TU JANË LUNDRIMI IM

VARKAT E MIA DHE ESKORTA E UDHËTIMIT TIM

NËSE KAM NJË SHTËPI

ATËHERË FYTYRA JOTE ËSHTË SHTËPIA IME

NËSE KAM NJË STREHË

ATËHERË NË DASHURINË TËNDE STREHOHEM

Ti je dhurata ime nga Parajsa

Dhe bekimi i fateve

Kush janë ata që nuk janë dakord

Me gjakun tim

Nga perlat, smeraldët dhe gocat e detit?

A diskutohet me gjelin apo

Me anemonat për ngjyrën e tyre?

TI JE MBRETËRESHA IME

ZOTËRUESJA DHE PRONA IME

YLLI IM DHE ISHTARI IM

TË DUA PAKUJDESSHËM

BRENDA TEJE

JETOJ LINDJEN TIME

DHE SHKATËRRIMIN TIM

Ti je gabimi im

I kryer me vullnet dhe gëzim

Nëse ti je turpi im

Ah çfarë turpi elegant që ti je

Çfarë të kem frikë?

Frikë nga kush?

KOHA FJETI MBI

JEHONËN E HARQEVE TË MIA

ÇELËSAT E POEMËS JANË NË DUART E MIA

UNË E KONVERTOVA POEZINË NË BUKË TË NXEHTË

Dhe e bëra një frut në pemë

UNË UDHËTOVA NË DETIN E GRAVE

DHE QË PREJ ATËHERË

ASKUSH NUK KA DËGJUAR FJALË PËR MUA

TI JE NJË PYLL QË ECËN NË KËMBËT E SAJ

DUKE MË SPËRKATUR ME

KARAFILA DHE PIPER

Buzët e tua janë flakë

Gjinjtë e tu

Po largohen prej meje

E megjithatë, ende ndjej

Ngrohtësi dhe intimitet

Qoftë çdo çast

I nderuar me dashurinë time

Dhe i bekuar

Me lumenjtë e mi dhe farat e mia

Nëse më ke dashur

Unë jam njeriu më i mirë që mund të isha

Mësohu të më kuptosh

KUSH PO MË PADIT?

DHE TI JE ÇËSHTJA IME

BASHKËSHOQËRUESJA E ËNDRRAVE TË MIA

DHE DRITA E DITËS SIME

KUSH PO KËRCËNON TË TË MARRË PREJ MEJE?

Ti je kultura ime dhe feneri im

U rebelova kundër të gjitha fiseve

Pas meje, lashë tendën dhe pluhurin tim

Ata e mohuan dhe refuzuan

Dashurinë time dhe profecinë time

Dhe unë refuzova qytete

Të gjithë fiset nuk duan të dinë për gratë

Për dashurinë në poemat e mia

Të gjithë mbretërit që kam njour

U përpoqën të mi prisnin duar

Dhe të mi merrnin poemat

Por unë i luftova ata

Dhe i munda

DHE KALOVA NËPËR HISTORI SI NJË STUHI

ME FJALËT E MIA UNË MUNDA

NJËMIJË MBRETËR

ME FJALË

UNË NGRITA NJËMIJË MURE

E dashura ime e vogël

ANIJA ËSHTË NISUR NË LUNDRIM

EJA AFËR MEJE

Vajtimet dhe dhimbja

Nuk kanë dobi për ty

Sepse unë të kam dashur

Ky ishte vendimi që unë mora

Vendimi

Nizar Qabbani

Burimi https://www.youtube.com/watch?v=RbrWXlqKbZQ  

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty