POEZINizar QabbaniTë premtova, Përpjekje për të vrarë një grua që...

Të premtova, Përpjekje për të vrarë një grua që nuk mund të vritet – Nizar Qabbani

-

Të premtova mos të të doja

Më pas, përpara vendimit të madh

U frikësova

Të premtova se nuk do të kthehesha

Dhe u ktheva

Dhe se nuk do të vdisja nga dëshirimi…

Dhe vdiqa

Të premtova në mënyrë të përsëritur…

Dhe në mënyrë të përsëritur hoqa dorë…

Dhe nuk më kujtohet të kem hequr dorë

Premtova gjëra që ishin më të mëdha se unë

Çfarë do të thonë për mua gazetat nesër?

Me siguri, ato do të shkruajnë

Se jam çmendur

Me siguri, ato do të shkruajnë

Se jam vetvrarë

Të premtova se nuk do të isha i dobët…

Por isha

Dhe të mos thoja poezi

Për sytë e tu

Por i thashë

Premtova mos të…

Dhe mos të…

Dhe kur zbulova budallallëkun tim

Qesha

Të premtova se

Nuk do të kujdesesha për flokët e tu

Kur të kalonin përpara meje

Dhe kur ato derdheshin si nata

Përmbi trotuarë…

Klitha

TË PREMTOVA

SE DO TË INJOROJA SYTË E TU

PAVARËSISHT SE SA SHUMË DO TË MË THËRRISTE DËSHIRA

DHE KUR I PASHË ATO DUKE RËNË SHI YJESH

QAVA ME DËNESË

Të premtova

Mos të të shkruaja asnjë letër dashurie

Ty

Por pavarësisht, hundës sime të lartë

Të shkrova

Të premtova

Të mos isha në asnjë vend ku je ti

Dhe kur e dija se ti ishe e ftuar për darkë

Shkova

Të premotva mos të të doja

Si?

Dhe ku?

Dhe në çfarë dite?

Të premtova?

Unë kisha gënjyer nga ndershmëria!

Dhe falë Zotit që gënjeva

UNË PREMTOVA

Me ftohtësi absolute

Dhe budallallëk absolut…

SE DO T’I DIGJJA TË GJITHA URAT PAS MEJE

DHE NË FSHEHTËSI VENDOSA…

T’I VRISJA TË GJITHA GRATË

Duke të deklaruar ty luftë

Dhe kur e ngrita armën kundër teje

U munda

Dhe kur pashë duart e tua të paqta

U turpërova

Unë premotva mos të

Dhe mos të…

DHE TË GJITHA PREMTIMET E MIA ISHIN TYM

Dhe unë e shpërndava në ajër

Të premtova mos të të telefonoja natën

Dhe të mos mendoja për ty kur të sëmuresha

Dhe të mos kisha frikë për ty

Dhe mos të të dhuroja lule

Dhe të mos të t’i puthja duart

Por unë telefonova natën

Pavarësisht vetvetes

Dhe dërgova lule

Pavarësisht vetvetes

DHE TË PUTHA MES SYVE TË TU

DERI SA U KËNAQA

Unë premotva mos të

Dhe mos të…

Dhe kur zbulova budallallëkun tim

Qesha

TË PREMTOVA SE DO TË TË THERJA PESËDHJETË HERË

DHE KUR PASHË GJAKUN

QË MBULONTE RROBAT E MIA

ISHA I SIGURT SE AI QË ISHTE THERUR ISHA UNË

Mos më merrni seriozisht

Pavarësisht se sa shumë zemërohesha

Dhe pavarësisht se sa shumë reagoja

Dhe pavarësisht se sa shumë u dogja

Dhe pavarëisht se sa shumë u zhduka

Unë kisha gënjyer nga ndershmëria!

Dhe falë Zotit që kisha gënjyer!

Të premtova se do t’i jepja fund menjëherë

DHE KUR PASHE LOTËT TË MURMURININ

POSHTË SYVE TË TU

U TRONDITA

Dhe kur pashë valixhet mby dysheme

KUPTOVA SE TI NUK MUND TË VRITESH KAQ LEHTË

SEPSE TI JE TOKA…

SEPSE TI JE FISI…

SEPSE TI JE POEZIA PËRPARA KRIJIMIT…

Ti je blloqet e shënimeve…

Dhe udhëtimet…

Dhe fëmijëria…

Dhe ti je…

DHE TI JE PROFETI!

Të premtova

Se do t’i fshija sytë e tu

Nga kujtimet e shënimeve…

Dhe nuk e dija

Se do të fshija jetën time

DHE SEPSE NUK E DIJA SE TI JE

PAVARËSISHT TË GJITHA DALLIMEVE TË VOGLA

UNË!

DHE SE UNË JAM TI!

Të premtova mos të të doja

Oh, sa i çmendur!

Çfarë i kam bërë vetvetes?

Kisha gënjyer nga ndershmëria!

Dhe faë Zotit që gënjeva!

Të premtova mos të isha këtu pas pesë minutave

Po ku të shkoj?

Rrugët janë të lara me shi

Ku të hyj?

Kafenetë e qytetit

Janë të mbushura me mërzi

KU TË LUNDROJ VETËM?

PËRSA KOHË QË TI JE DETET…

TI JE KËSHTJELLAT…

TI JE UDHËTIMI!

Pra a është e mundur

Që unë të rri edhe dhjetë minuta më shumë?

Deri kur të bjerë shiu?

ME SIGURI DO TË LARGOHEM

KUR TË LARGOHEN RETË

DHE PASI TË QETËSOHET ERA

Përndryshe, do të qëndroj

Si një i ftuari yt

Deri kur të vijë mëngjesi

Të premotva mos të të doja

Herën e dytë

Si të çmendurit

Dhe të mos sulmoja si zogjtë

Pemët e tua të larta të mollëve

Dhe të mos krihja flokët e tu

Kur ti fle

Oh, kotelja ime e dashur

Të premtova

Të premtova

Të mos humbisja pjesën e mbetur të mendjes sime

Nëse ti nuk bie mbi trupin tim

Si një yll këmbëzbathur

Të premtova

Se do të përmbaja çmendurinë time

DHE JAM I GËZUAR QË ENDE JAM

RADIKALISHT EKSTREMT KUR DASHUROJ

EKZAKTËSISHT

EKZAKTËSISHT SIÇ ISHA

HERËN E FUNDIT

Të premtova

Se nuk do të shkëmbeja dashuri me ty për një vit

Dhe të mos e fshihja fytyrën time

Në pyjet e flokëve të tu

Për një vit

DHE TË MOS DILJA GJUETI PËR GUACKA DETI

NË BRIGJET E SYVE TË TU

PËR NJË VIT

Si mund të them unë kështu budallallëqesh?

PËRSA KOHË QË SYTË E TU JANË SHTËPIA IME

DHE SHTËPIA E PAQES

SI IA KAM LEJUAR VETES?

TË LËNDOJ NDJENJAT E MERMERIT

NDËRSA MES MEJE DHE TEJE

KA BUKË DHE KRIPË

DHE KËNGË PËLLUMBASH

PËRSA KOHË QË TI JE FILLIMI I GJITHÇKAJE

DHE FUNDI MË I BUKUR

Të premtova se nuk do të kthehesha

Dhe unë u ktheva

Dhe të mos vdisja nga dëshirimi

Dhe unë vdiqa

Unë premtova gjëra që ishin më të mëdha se unë

ÇFARË I KAM BËRË VETES?

KAM GËNJYER NGA NDERSHMËRIA!

DHE FALË ZOTIT QË KAM GËNJYER!

Të premtova

Përpjekje për të vrarë një grua që nuk mund të vritet

Nizar Qabbani

Burimi https://www.youtube.com/watch?v=yR5E4rzrcm8

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Piktura, Maria Antoneta nga Martin Van Meytens

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty