POEZIErica JongPoezia “Dhomat e Hoteleve” - Nga Erica Jong

Poezia “Dhomat e Hoteleve” – Nga Erica Jong

-

‘Dhomat e hoteleve përbëjnë një univers të ndarë moral.’

-Tom Stoppard

Një shtrat, një telefon, kordoni
I botës
Përtej mitrës
Këtu takohen, janë takuar dashnorët
Do të takohen sërish pas fytyrave të ndryshme
Ndërsa fotografitë e akullta
Shohin
Duke mos parë asgjë
Dhomat e hoteleve nuk shohin asgjë
Transaksione biznesi
Prostituta të vrara
Martesa të tronditura në heshtje
çfarë ndodh këtu
Nuk regjistrohet
Nuk ka asnjë të dhënë
Kur çërçafët
Ndërrohen
Çdo natë
Për të ftuarit e tjerë
Dhe ti e dashura ime
Dashnori im, lexuesi im
Përfundimisht
Vetja ime
PËRSE KE KAQ SHUMË URI?
PËRSE PO HAP
HUMNERA TEK VETVETJA
PËRPARA SE TË NXITOSH
TEK TAKIMI TJETËR?
PËRJETËSIA ËSHTË VETËM
NJË DHOMË HOTELI
Deluxe apo e sëmurë
Saç e lejon fati
E vetmuar si vetmia
E “të shkuarës vetëm një herë” të një nate
Dhe pa asnjë telefon
Apo mos është trupi?
A MOS ËSHTË TRUPI DHOMA E HOTELIT NË FUND TË FUNDIT?
O na lini ta banojmë, ta shumëfishojmë, duke qarë
Duke klithur, Duke u përqafuar
Përpara se të bëjmë
“Check out”

Poezia “Dhomat e Hoteleve”
Nga Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty