POEZIErica JongPoezia “Nëna” - Nga Erica Jong

Poezia “Nëna” – Nga Erica Jong

-

Hiri bie mbi çatinë

E shtëpisë sime
Të kam mallkuar mjaftueshëm
Në rrjeshtat e poemave të mia
Dhe ndërmjet tyre
Në heshtjet që bien
Si flokë hiri
Mbi rezervuar
Nga një qiell
Veshur në tym
Të kam mallkuar
Sepse kujtoj
Aromën e gëzimit
Mbi një pallto lëkurëfoke
Dhe sepse ndjehem
Më shumë e braktisur sesa një fokë e vogël
Në një fushë të kuqe akulli
Me gjakun e së ëmës
Të kam mallkuar
Teksa ecja dhe lutesha
Mbi një tarracë çimentoje
Lart mbi rrugë
Sepse gjithçka zbrisja poshtë
Me dorën time të mavijosur
Nga qielli i mavijosur
Çfarëdo kumbull e dashur
Që vinte në gojën time
Ti e kishe zili
Dhe e peshtyje jashtë
Sepse ti më shihje në imazhin tënd
Sepse ti më preferoje
Ti më ndëshkoje
Ishte vetëm një formë jotja
Që poemat e mia po e kërkonin
Që asnjëra prej nesh se njihte
Për vite të tëra
Ne jetuam së bashku në një lëkurë të vetme
Ne ndamë palltot tona
Ne e urryem njëra-tjetrën
SIÇ URREN SHPIRTI TRUPIN
SE ËSHTË I DOBËT
SIÇ URREN MENDJA STOMAKUN
SEPSE KA NEVOJË PËR USHQIM
SIÇ URREN NJË DASHNOR TJETRIN
Unë godisja
Në xhepin e teorive të tua
Si një kangur bebe
Të besova
Mbi Marksin, Darvinin
Tolstoin, dhe Shaw-n
Të thashë se doja Pushkinin
(Ti e doje atë)
U betova se Monet
Ishte më i mirë sesa Bosch
Kujt i interesonte?
Unë do të kisha thënë broçkulla
Për të të kënaqur ty
Dhe e kam bërë shpesh
Sigutisht që
Kjo mori formën e
Luftës me ty
NE LUFTUAM KAQ MADHËRISHT!
NE LUFTUAM SI NJË BOKSIER
DHE THESI I TIJ I BOKSIT
NE LUFTUAM SI BINJAKË TË PAPËRPUTHSHËM
NE LUFTUAM SI NDARËS TË SEKRETIT
DHE HIJES SË TIJ
Tani ne jemi të ndara
KOHA NUK SHËRON
Foshnja në mitër
Ndarja është e vërtetë
Dhe vazhdon të rritet
Një nga një nënat
Largohen
Dashnorët largohen
Foshnjat rriten më shumë se rrobat e tyre
DISA VUAJNË NGA PAGJUMËSIA
SËMUNDJA E POETIT
DHE ULEN NETËVE
DUKE USHQYER
THITHKAT
E STILOLAPSAVE TË TYRE
Kam bërë qumësht të nxehtë
Dhe të kam pthur aty ku je
Kam mallkuar mallkimet e mia
E kam pastruar ajrin
DHE TANI ULEM KËTU DUKE SHKRUAR
DUKE TË FRYMUAR TY

Poezia “Nëna”
Nga Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Piktura, Portret i të ëmës

Nga Lucian Freud

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty