POEZIErica JongPoezia “Ulem në tavolinën time vetëm” - Nga Erica...

Poezia “Ulem në tavolinën time vetëm” – Nga Erica Jong

-

Ulem në tavolinën time vetëm

Siç kam bërë në kaq shumë pasdite
Të dielash kur vije ti
Mbrapsht tek unë
Krahët e tu që vuanin për mua
Megjithëse, ato mbanin erën
E grave të tjera
Dhe koka jote e ëmbël përkulej
Që unë ta fërkoja
Dhe zemra jote që shërthente
Me gjëra për të më thënë
Dhe flokët e tu
Dhe sytë e tu
Të çmendur
Ne përqafoheshim
Mbi tapet
Dhe linim
Gjurmën e trupave tanë
Mbi dysheme
Kurrizi im është ende plagë
Atje ku me ke shtypur ti
Në qilim
Një plagë e ëmbël që s’do ta humbisja kurrë
TË MENDOJ GJITHMONË
TË DIELAVE PASDITE
Dhe përpiqem të të bashkoj
Me ato fjalë
Sikur ti
Të mund të ktheheshe tek unë
Në muzg
Por ti nuk do të kthehesh kurrë
Kurrë
E vërteta është
Se ti nuk ekziston më
OH TI ECËN NËPËR BOTË
Me guxim të mjaftueshëm
Një këmbë përpara
Tjetrës
Por dashnori që ti ishe
Goditja e butë
Duke pranveruar brenda meje
Duke më besuar me ëndrrat e tua
Është ngurtësuar
Në frikë dhe cinizëm
TRADHËTIA E BËN KËTË
TRADHËTON TRADHËTARIN
DUA TË TË URREJ
POR NUK MUNDEM
POR NUK MUND
AS TË TË DUA PO ASHTU
ËSHTË DASHURIA JONË E VJETËR
AJO QË DUA
SIÇ DO NJERIU
DISA IMAZHE
NGA FËMIJËRIA
CIFLA
QË SHKËLQEJNË NË RRUGË
Cifla drite
NË ERRËSIRË

Poezia “Ulem në tavolinën time vetëm”
Nga Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Fotografia, Koha për çaj

Nga i talentuari Joni Miço

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty