Kritikë & EstetikëCamille PagliaKoka e Nefertitit eshte kaq e madhe, sa qe...

Koka e Nefertitit eshte kaq e madhe, sa qe duket sikur do te keputet prej qafes si kercell.

-

Koka e Nefertitit eshte kaq e madhe, sa qe duket sikur do te keputet prej qafes si kercell. Ajo eshte si nje lule papirusi qe lekundet ne kallamin e saj ujor. Koka eshte e fryre deri ne deformim. Ajo ka nje pamje futuriste, me pjesen e trurit te zmadhuar, qe duket sikur prashikon fatin e species sone. Kurora eshte e mbushur si nje hinke prej se ciles rrjedh energji hierarike, e cila permbyt enen e brishte te trurit, duke e shytre fytyren me vrull perpara si kicin e nje anije. Nefertiti eshte si Nikeja e Samotharkes, me teshat e puthitura pas trupit nga ererat e historise. Pesha qe mban mbi vete, eshte tepria e mendimeve te saj. Ajo eshte e shtypur nga pesha e ndegjegjes vigjilente te Apolonit, diellit qe nuk perendon kurre. Egjipti shpiku shtyllen, te cilen me pas Greqia do ta latonte. Me qafen e holle aristokratike, Nefertiti eshte nje shtylle, nje skulpture. Ajo mban ne koke barren e shtetit, traret e tempullit te diellit. Shiriti i arte i ballit eshte nje fre ritual, qe shtrengon, kufizon, ngushton. Nefertiti drejton nga temenos-i i pushtetit, nje zone e shenjte, prej se ciles nuk mund te largohet kurre.
Shkeputur nga libri “Personae Seksuale”, nga Camille Paglia, perkthyer nga Engjellushe Shqarri, Botimet ISP & Maluka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty