Kritikë & EstetikëCamille PagliaI gjithe arti eshte nje dritare shfaqje

I gjithe arti eshte nje dritare shfaqje

-

I gjithe arti eshte nje dritare shfaqje
Nefertiti eshte personaliteti perendimor i ritualizuar, nje send i thjeshtuar. Ajo eshte paarritshmeritsht e paster. Vetullat e saj jane rruar dhe rivizatuar me gjeresine dhe ngrysjen e vetullave te mashkullit. Ajo eshte pastruar nga qimet si nje prift. Ajo ka fytyren e nje manekini, statike, pozuese, veteofruese. Dija e saj eshte njeherazi e panatyrshme dhe hieratike. Manekina moderne e vitrinave apo e pasarelave eshte androgjine, sepse ajo eshte femerorja e personalizuar nga abstragimi mashkullor. Ne rast se ka qene nje bocet studioje, busti i Nefertitit eshte po aq manekin sa dhe modeli mbreteror i nje rrobaqepsie te Londres. Si mbrtereshe dhe manekine, Nefertiti eshte edhe e ekspozuar edhe e mbyllur, fytyre dhe maske. Ajo eshte e zhveshur, por edhe e koracuar, me pervoje, megjithate ritulaisht e paster. Ajo eshte seksualisht e paarritshme per shkak se eshte pa trup: trupi i saj nuk ekziston; buzet e saj te plota te ftojne, por mbeten te bashkuara fort. Persosmeria e saj eshte per t’u ekspozuar, jo per t’u perdorur. Akhenateni dhe mbreteresha e tij e pershendesin oborrin e tyre nga ballkoni, “dritarja e shfaqjes”. I gjithe arti eshte nje dritare shfaqje. Fytyra e Nefertitit eshte dielli i dijes, qe lind ne nje horizont te ri, kuadri, apo rrjeti matematikor i fitores se njeriut mbi natyren. Sendesia idolatrike e artit te Perendimit eshte vjedhje e autoritetit te natyres nene.
Shkeputur nga libri “Personae Seksuale”, nga Camille Paglia, perkthyer nga Engjellushe Shqarri, Botimet ISP & Maluka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty