Kritikë & EstetikëCamille PagliaAjo eshte Neferitit i Rilindjes, syri ne vezhgim te...

Ajo eshte Neferitit i Rilindjes, syri ne vezhgim te perjetshem.

-

Mona Lisa e Leonardos eshte pa diskutim personae seksuale (per excellence) shkelqyeshmerisht me e larte, e artit perendimor. Ajo eshte Neferitit i Rilindjes, syri ne vezhgim te perjetshem. Qetesia e saj eshte e padurueshme. Gruaja me e bukur, e shnderruar ne nje qetesi te persosur kthehet gjithnje ne Gorgone. Une fola per Mona Lisen si antropaion-in e Leonardo-s, hajmalia e shtepise se tij per te larguar syrin e keq. Ajo eshte nje ambasadore e koheve te lashta, kur toka ishte nje shkretetire aspak mik-pritese per njeriun. Pas shpines se saj, ka nje peisazh me shkembinj te eger dhe uje. Degezimet e lumit qe gjarperon ne largesi misherojne pakapshmerine e zemres se saj daemoniake. Figura e saj eshte nje delte e qendrueshme femerore, nje piramide perceptuale, ne maje te se ciles qendroj syri mistik. Por sfondi eshte mashtrues dhe inkoherent. Vijat mosperputhese te horizontit, te cilat ne fillim eshte zorr t’i vesh re, jane tinezisht corientuese. Ata jane peshorja e barazpeshuar e nje bote arketipike, pa ligj apo drejtesi. Buzeqeshja e famshme e Mona Lises nuk eshte vecse nje buze e holle qe shuhet ne hije. Shprehja e saj, sikurse syte e mbuluar, eshte e fshehur. Duket sikur koka si veze, me ballin e stermadh, te dale, fle mbi jastekun e gjoksit te saj italian te beshem, te veteperqafuar.
Shkeputur nga libri “Personae Seksuale”, nga Camille Paglia, perkthyer nga Engjellushe Shqarri, Botimet ISP & Maluka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty