Kritikë & EstetikëCamille PagliaBusti i gjetur ne Amarna ne 1912 nga nje...

Busti i gjetur ne Amarna ne 1912 nga nje ekspedite gjermane, daton ne mbreterimin e Akhenaten-it (1375-57 pes).

-

Busti i gjetur ne Amarna ne 1912 nga nje ekspedite gjermane, daton ne mbreterimin e Akhenaten-it (1375-57 pes). Mbreteresha Nefertiti, gruaja e faraonit, mban ne koke nje kurore paruke, karakteristike e Dinasitise se XVII, qe eshte hasur vetem tek nena e tmerrshme e Akhenatenit, Mbreteresha Tyi. Busti eshte prej guri gelqeror te pikturuar pjeserisht; syri eshte prej shkembi kristalor. Veshet dhe shiriti ne koke, gjarpri mbreteror ne balle, jane thyer. Studiuesit kane debatuar se mos ndoshta objekti ka qene nje bocet studioje per artistet e oborrit.
Busti i Nefertitit eshte nje nga veprat me popullore te artit ne bote. Ai gjendet i stampuar neper shalle, dhe i gdhendur ne varese dhe tavolina kafesh. Por, nga sa kam mundur te ve re, asnjehere nuk e kam pare bustin te riprodhuar ekzaktesisht. Kopjuesit e zbusin, e feminizojne dhe e humanizojne. Busti ne fjale ka nje ashpersi te padurueshme. Eshte nje objekt tejet turbullues per t’u mbajtur ne shtepi. Madje edhe librat e artit genjejne. Zakonisht busti paraqitet ne profil apo nga kraharori e siper, me pak kend, me qellim qe bebja e munguar e syrit te majte te fshihet ose te erresohet. Cfare ka ndodhur me syrin? Ndoshta nuk ka qene i nevojshem per nje bocet, dhe nuk u vendos kurre ne te. Por, ndoshte shpesh qe statujave apo pikturave te te vdekurve t’u hiqej syri. Kjo ishte nje menyre per ta bere nje rival te urryer nje jo-person dhe per t’i dhene fund mbijteses se tij ne jeten e mepasme. Sundimi i Akhenatenit krijoi percarje. Krijimi nga ana e tij e nje kryeqyteti te ri dhe orvatjet per ta shtypur klasen e fuqishme te prifterinjve, vendosja e monoteizmit dhe shpikjet e stilit artistik u shfuqizuan nga dhendri i tij, Tutankhamen, djali-mbret jeteshkurter. Nefertiti mund ta kete humbur syrin gjate shkaterrimit te dinastise se XVII-te.
Shkeputur nga libri “Personae Seksuale”, nga Camille Paglia, perkthyer nga Engjellushe Shqarri, Botimet ISP & Maluka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty