POEZIErica JongPoezia “Dashuria ime eshte shume” Nga Erica Jong

Poezia “Dashuria ime eshte shume” Nga Erica Jong

-

Dashuria ime eshte shume
Ajo te turperon
Gjak, poema, foshnje
Nevoja te kuqe qe telefonojne
Nga vende te huaja
Nevoja te zeza qe sperkasin
Faqet
E zemres tende te letert te bardhe
Me mire ti do te doje nje vajze
Me nevoja me te thjeshta
Dreke, seks, pa kerkesa
E dashur
Darke, vere, krevat
Nje gojore te zakonshme
Dhe nevoja qe nuk jane kurre
Te kuqe si plaget e zbrazeta
Por te ftohta dhe blu
Si ekrane televizionesh
Si shtepi seri
Oh dashuria ime
Ato vajzat e thjeshta
Me nevoja te thjeshta
Lexojne librat e mi gjithashtu
Ato me thone se ndjehen
Njesoj si une
Ato me thone se une transkriptoj
Gjuhen e zemrave te tyre
Ato me thone se une perkthej
Dhimbjen e tyre memece, te pathene
Ne driten e bardhe te
Gjuhes
Oh dashuri
Asnje dashuri
Nuk eshte plotesisht pa kerkesa
Ajo mund te hiqet si e ftohte
Deri kur te vije dhimbja
Deri kur te vije foshnja e pare
Duke klithur vete nevojat e saj foshnjerake
Ne nje univers
Qe se thirri kurre
Dashuria per te cilen flet ti
Nuk mund te gjindet
Vecse ne faqet e bardha
Te librave te recetave
Ti kerkon gatim
Jo dashuri
Gatim me seksin pas
Seks te ftohte
Qe i flet vetem penisit
Dhe jo kaosit hungerites te zemres
Poezia “Dashuria ime eshte shume”
Nga Erica Jong
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Adami ne Parajse, 1914, Kristian Zahrtmann

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty