Art KonceptualMaurizio Cattelan“BANANE E NGJITUR NË MUR” / Ajo që blihet...

“BANANE E NGJITUR NË MUR” / Ajo që blihet dhe shitet në treg është ideja dhe jo objekti fizik që shpreh idenë

-

“BANANE E NGJITUR NË MUR” / Ajo që blihet dhe shitet në treg është ideja dhe jo objekti fizik që shpreh idenë

Nga Maurizio Cattelan

I referuar si kllouni, bufoni, apo shakatari i skenës së artit  

Një prezantim i shkurtër i Maurizio Cattelan

Maurizio Cattelan është artist kontemportan italian, i lindur më 21 shtator 1960 në Padua, Itali. Në përgjithësi, ai ve në lojë institucionet dhe sistemet aktuale të vlerave, veçanërisht nëpërmjet aktivitetit të konceptual provokativ dhe intrigues. Krijimet e tij përfshijnë ikoniken “Komediani” (2019), e cila është thjesht një banane e ngjitur në mur dhe një monument në dyll i Papa Gjon Palit të II-të, i cili goditet nga një meteor.  

Përpara fillimit të karrierës së tij si një artist, Cattelan-i i vetmësuar mbante një pozicion si dizenjues. Ai ka hapur ekspozita në Paris, Nju Jork, Londër, Berlin, Milano dhe Zyrih, dhe ka marrë shpesh pjesë në Bienalen e Venecias. Miliona janë paguar për punimet e tij në tregun e dorës së dytë. Tematikat themelore të punimeve të Cattelan-it janë humori dhe sarkazma; si rezultat, ndonjëherë ai referohet si një klloun, bufon, apo shakatar i skenës së artit.  

Gjatë një bisede me Sarah Thornton mbi subjektin e origjinalitetit, Cattelan ka thënë, “Origjinaliteti nuk është një entiteti i pavarur. Ai është një progresion i gjërave që janë bërë. Aftësia juaj për të shtuar është ajo që ju bën origjinal.” Carol Vogel ka komentuar, “Humori i Cattelan-it e ngre artin e tij përmbi kënaqësinë estetike, duke qenë shpesh në mënyrë të frikshme interesante.”

“Bananja e ngjitur në mur” nga Maurizio Cattelan

Kjo vepër është përfunduar në vitin 2019, dhe përbëhet nga një banane dhe ngjitës skoç.

Çfarë e dallon një objekt si një pjesë të kushtueshme arti nga një tjetër që duket identike? Duke qenë se, kjo vepër është ekspozuar në një treg arti, do të ishte mirë të mendoheshim me kujdes përpara blerjes së diçkaje të ngjashme me “Komedianin”.  

Nuk kishte asnjë babane reale apo ngjitëse skoç që iu dërgua koleksionistëve të cilët e blenë skulpturën që më vonë ia dhanë Guggenheim-t. Në vend të kësaj, ata morën një dokument – një Çertifikatë Autenticiteti – që u jepte atyre lejen për të duplikuar këtë punim dhe udhëzimet e detajuara se si ta realizonin këtë.  

A është një banane një vepër arti?

Të paktën që nga mesi i shekullit të 20-të, bota e artit ka pranuar nocionin që gjërat e zakonshme, të gatshme mund të konsiderohen si vepra arti, por vepra e Cattelan-it ka stimuluar një diskutim rreth metodologjisë së përdorur për vlerësimin e veprave të artit.

Çfarë vlerë dhe kuptimi ka një letër që ofron një të drejtë ligjore nëse çdo njeri mund të ngjisë diçka në mur, siç kanë bërë tashë shumë njerëz?

Identiteti i veprës së artit, sipas artistëve konceptualë të viteve 1960, qëndron jo tek shprehja fizike, por tek ideja që e ka frymëzuar atë. Sipas një arsyetimi të tillë, ajo që blihet dhe shitet në treg është koncepti, jo vetë gjëja fizike, që është vetëm shprehja e idesë. Çertifikata e Autenticitetit ruan statusin e veprës së artit edhe kur ajo është e zëvendësueshme apo jo materiale.

‘Tallja’ me tregun e artit

“Komediani” apo bananja e ngjitur në mur është shitur për një vlerë prej 120,000 dollarë. Cattelan nuk është komediani i parë që tallet me tregun e artit, tregtarët e artit, dhe vendi që ata zenë në të gjithë sistemin.  

Pyetjet më të shpeshta

Cili është emri i bananes së ngjitur në mur?

Bananja e ngjitur në mur nga Maurizio Cattelan titullohet “Komediani”. Ndoshta, emri do të na japë edhe disa këndvështrime mbi se sa seriozisht e ka marrë ai vetë këtë vepër. Ajo shkaktoi një zemëratë të madhe në botën e artit, duke risjellë sërish në vëmendje pyetjet se çfarë është arti si një koncept dhe si një deklaratë.  

Cili ishte çmimi i bananes së ngjitur në mur?

Çmimi i kësaj vepre është 120,000 dollarë. Tashmë, Cattelan ka shitur dy edicione të kësaj vepre. Një variant i cili ka qenë në ekspozim është ngrënë nga një artist tjetër – si një deklaratë, duke thënë se babanja ishte shumë e shijshme. Veprimi i ngrënies së babanes u pa në vetvete si një performancë – ndoshta një deklartë rreth se si disa pjesë arti konsiderohen me më shumë vlerë se disa të tjera. Ndoshta, ajo ishte një deklaratë mbi se si disa artistë janë të aftë të kërkojnë shuma qesharake parash për punimet e tyre, ndërsa disa të tjerë po vdesin urie, duke i shitur punimet e tyre vetëm sa për të nxjerr jetesën. Rrjedhimisht, mund të themi pa ironi se, artisti e titulloi performancën e tij “Artisti i Uritur!”

Burimi: https://artincontext.org/banana-taped-to-wall-by-maurizio-cattelan/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#art #mauriziocattelan #comedian #enkeledasuti

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty