Art KonceptualMaurizio CattelanNjë meteor godet Papa Gjon Palin e II-të /...

Një meteor godet Papa Gjon Palin e II-të / SKULPTURA “LA NONA ORA” (ORA E NËNTË), 1999

-

Një meteor godet Papa Gjon Palin e II-të

SKULPTURA “LA NONA ORA” (ORA E NËNTË), 1999

Nga Maurizio Cattelan

“Ora e Nëntë” përfaqëson Papa Gjon Palin e II-të shtrirë përtokë pasi është goditur nga një meteor. Imazhi mediatik i Papës amplifikohet, përforcohet në skulpturë me shprehinë e tij të vuajtjes. Titulli i veprës sjell ndër mend çastin kur Krishti qan duke bërtitur: “Përse më ke harruar (drejtuar Zotit)?” dhe vdes mbi kryq. Në një teatër të terrtë të absurdit, mëkëmbësi i Krishtit mbi tokë vdes në një skenë i çliruar nga tiparet simbolke, i vrarë nga një meteor si në një vepër fantastiko-shkencore.  

Maurizio Cattelan paturpësisht hedh një meteor mbi atë që duket si Papa Gjon Pali i II-të. Duket sikur skulptura sugjeron se edhe njeriu më i shenjtë në traditën katolike romane nuk është imun ndaj fatkeqësive.

Kjo vepër është interpretuar në disa mënyra. Disa e kanë lexuar si një koment ndaj reputacionit të Kishës Katolike që ‘strehon’ skandale poshtë sipërfaqes së saj moraliste. Të tjerë e kanë parë si një sugjerim se, edhe karriget më të patundura të pushtetit mund të jenë vulnerabël.

Kisha është një institucion që ndryshon nga bota jonë gjithnjë edhe me shumë laike. Papa mund të jetë një simbol i aftësisë rimëkëmbëse dhe rishpikësëse; një thirrje për të gjetur një gjuhë të re për besimin e përjetshëm dhe kulturën për të mbijetuar dhe për t’u adaptuar.     

Burimi: https://www.perrotin.com/artists/Maurizio_Cattelan/2/la-nona-ora/15420

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#art #mauriziocattelan #lanonaora #enkeledasuti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty