Art KonceptualMaurizio CattelanSKULPTURA “LA NONA ORA” (ORA E NËNTË), 1999

SKULPTURA “LA NONA ORA” (ORA E NËNTË), 1999

-

SKULPTURA “LA NONA ORA” (ORA E NËNTË), 1999

Nga Maurizio Cattelan

E prezantuar në një tapet të kuq, “La Nona Ora”, është një skulpturë e famshme nga artisti italian Maurizio Cattelan, pjesë e koleksionit Pinault, paraqet Papa Gjon Palin e II-të të goditur nga një meteor. Titulli është një jehonë për historinë e Krishtit, i cili, në “Orën e nëntë” të agonisë së tij, qau duke bërtitur, “Zoti im, Zoti im, përse më ke harruar?” Me një inskenim çuditërisht realist, Cattelan vë në pikëpyetje fuqinë e fesë mbi vdekjen.

E drejtpërdrejtë dhe e dhunshme, skulptura “La Nona Ora” shkaktoi një skandal. Në Poloninë Katolike, një drejtor muzeu u detyruar të dorëhiqej. I lindur në vitin 1960, Cattelan është i famshëm për veprat e tij neo-pop, të cilat thërrasin figurat simbolike me famë botërore, të tilla si Papa apo Hitleri. Ndryshe nga hiperrealizmi i amerikanit Duane Hanson, punimet e tij, duke kombinuar përsosmërinë teknike me humorin, janë kontradiktore.

“La Nona Ora” u ekspozua për herë të parë nga Koleksioni Pinault gjatë ekspozitës së vitit 2009 “Qui a peur des artistes ?” (“Kush ka frikë nga Artistët?”) në Palais des Arts në Dinard.

Burimi: https://lesoeuvres.pinaultcollection.com/en/artwork/la-nona-ora

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

#art #mauriziocattelan #lanonaora #enkeledasuti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty