POEZINizar QabbaniDy gjinj afrikan nga Nizar Qabbani

Dy gjinj afrikan nga Nizar Qabbani

-

Lërmë të gjej kohë
Të mirëpres në këtë dashuri
Që vjen e pakërkuar
Lërmë të gjej kohë
Që të ngulis në kujtesën time
Këtë fytyrë që ngrihet
Nga pemët
E harresës
Jimpë kohë
Që t’i shpëtoj kësaj dashurie
Që ma ndal gjakun
Lërmë të gjej kohë
Që të njoh emrin tënd
Emrin tim
Dhe vendin
Ku kam lindur
Lërmë të gjej kohë
Të mësoj se ku do të vdes
Dhe se si do të ngjallem, si
Një zog brenda syve të tu
Lërmë të gjej kohë
Të studioj gjendjen e erërave
Dhe të dallgëve, të mësoj hartat e
Gjireve…
Grua, që banon
Brenda së ardhmes
Fara piperi dhe shege
Jimpë një vend
Që të më bëj t’i harroj të gjithë shekujt
Dhe jipmë kohë
Që ta shmang këtë fytyrë andaluziane
Këtë zë andaluzian
Këtë vdekje andaluziane
Që vjen nga të gjitha drejtimet
LËRMË TË GJEJ KOHË QË TË PROFETIZOJ
ARDHJEN E PËRMBYTJES
Grua, e sklitur
Në librat e magjisë
PËRPARA ARDHJES SATE
BOTA ISHTE PROZË
TANI KA LINDUR POEZIA
Lërmë të gjej kohë të arrijë
Mëzin që vrapon drejt meje
Gjirin tënd
Pikën mbi një linjë
Një gji beduin, të ëmbël
Si farat e kardamomit
Si kafja që po zien mbi prush
Formën e tij antike si tunxh damaskian
Si Tempujt Egjiptian
Lërmë të gjej fatin
Të kap peshkun që po noton
Nën ujëra
Këmbët e tua mbi tapet
Janë forma dhe qëndrimi i poezisë
Lërmë të gjej fatin
Të mësoj linjën hyjnore
Ndërmjet sigurisë
Së dashurisë dhe herezisë
Jipmë mundësinë
Që të bindem që kam parë
Yllin, dhe se kam folur me shenjtorët
Grua, kofshët e së cilës janë
Pëllëmba e shkretëtirës nga ku bien
Datat e arta
GJINJTË E TU FLASIN SHTATË GJUHË
DHE UNË JAM BËRË PËR T’I DËGJUAR
ATO QË TË GJITHA
Jimpë mundësinë
Që ta shmang këtë stuhi
Këtë dashuri të furishme
Këtë erë të dimërt, dhe të bindem
Që të blasfemoj, dhe të hyjë
Në mishin e gjërave
JIPMË MUNDËSINË
TË JEM AI
QË DO TË ECË MBI UJË
Dy gjinj afrikan nga Nizar Qabbani
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty