POEZIAlain BosquetS’ka nevojë - Alain Bosquet

S’ka nevojë – Alain Bosquet

-

NOÇKA E ELEFANTIT

Është për të kapur fistikët

S’ka nevojë të përkulet

QAFA E GJIRAFËS

Është për të vështruar yjet

S’ka nevojë për të fluturuar

LËKURA E KAMELEONIT

E gjelbër, blu, lavandër, e bardhë

Si ti ketë qejfi

Është për t’u fshehur nga kafshët grabitqare

S’ka nevojë për t’u larguar

GUACKA E BRESHKËS

Është për të fjetur brenda

Madje edhe në dimër

S’ka nevojë për një shtëpi

POEMA E POETIT

Është për t’i thënë të gjitha këto

Dhe njëmijë, njëmijë, njëmijë gjëra të tjera

S’ka nevojë për të kuptuar

 

S’ka nevojë

Alain Bosquet

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty