POEZIAlain BosquetPersonazhet - Alain Bosquet

Personazhet – Alain Bosquet

-

Herët në mëngjes të gjithë personazhet

Largohen nga libri ku kanë lindur për t’u endur

Pavarësisht se ku, në rrugët ironike të qytetit

MIDIS NJERËZVE TË VËRTETË PREJ MISHI DHE GJAKU DHE DJERSE

Ne i njohim ata nga vështirmi nervoz

Nga duart e tyre të bëra me bojë

Nga fytyrat e tyre të mundura

Ata nuk janë të lumtur

Në lirinë e tyre të papritur

A guxojnë ata të jetojnë

Me inteligjencën e duhur në fatin e tyre të rremë

Si heronj në dorëshkrime?

ATA KTHEHEN NATËN

Të turpëruar, por të ndjeshëm, në shtëpinë e tyre: këto faqe

Ndërmjet poezisë dhe prozës ku strehohet

Shqetësimi i tyre

Tani me zemërimin e larguar, autori

Skeptik dhe bujar

I rikthen ato në libër

 

Personazhet

Alain Bosquet

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty