POEZIAlain BosquetGjithçka është gati - Alain Bosquet

Gjithçka është gati – Alain Bosquet

-

Besoj se gjithçka është gati

Kam larë paradhomën

Kam shkëputur telefonin

KAM ZBRAZUR KOSHIN

NGA LETRAT E DASHURISË, ROMANET E PAPËRFUNDUARA

FATURAT…

Kam thirrur disa nga fqinjët e mi

“Ju lutem a mund të merrni

gramafonin tim, briskun tim

abazhurët e mi?”

POEMAT E MIA TË FUNDIT IA KAM HEDHUR NGA BALKONI

FËMIJËVE QË PO KALONIN NË RRUGË

NJËRI PREJ TYRE KOMENTOI:

“MANDARINAT KANË SHIJE MË TË MIRË.”

Pastaj i thashë laumturmirë vaskës sime

Kaq obeze, kaq e pahijshme

DERËN NUK E KAM KYÇUR

Macet do ta dashurojnë tapetin

Sa për çelësin, e kam lënë

Me endacakun e vjetër përtej rrugës

APARTAMENTI ËSHTË I PASTËR

SI SHPIRTI IM

DO TË VDES I QETË LARG NGA VETJA IME

 

Gjithçka është gati

Alain Bosquet

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty