POEZIAlain BosquetCila mbretëri e harruar? - Alain Bosquet

Cila mbretëri e harruar? – Alain Bosquet

-

Më lini t’ju prezantoj

ME POEZINË TIME: AJO ËSHTË NJË ISHULL QË FLUTURON

NGA LIBRI NË LIBËR

DUKE KËRKUAR PËR

FAQEN KU KAM LINDUR UNË

Më pas, ndalon në shtëpinë time

Të dy krahët të plagosur

Për vaktet e saj me mish dhe fraza të ftohta

KAM PAGUAR SHTRENJTË PËR VIZITËN E POEMËS

Fjalët e mia më të mira shtrihen për të fjetur në fole

Rrokjet e mia më të gjelbra ëndërrojnë

Për një heshtje po aq rioshe sa ato vetë

Më ofrojnë horizontin i cili nuk guxon më

Të notojë më madje as në një libër

NË KËMBIM UNË DO TË TË JAP KËTË SONET

NË ATË VEND JETOJNË ZOGJ

TË NËNSHKRUAR NGA OQEANI

DHE GJITHASHTU KËTO BASHKËTINGËLLORE TË EKZALTUARA

NGA KU MUND TË SHIHEN

TUMORËT NË TRU TË YJEVE

Prodhues të ekuatorëve

Cilëve klientë, cilëve udhëtarë

Që nuk dijnë as të lexojnë e as të dashurojnë

Ua keni shitur poemën time

Atë grabitqarë që buzëqeshin

Të cilët me çdo rrokje

Kërcejnë për tek fyti im?

GJUHA IME ËSHTË NË GJYSMËSHTIZË

Qëkur rrokjet e mia

Kanë fluturuar drejt sigurisë

Duke mbajtur me vete

Siç mbahen dhuratat e martesës

Të gjithë lind-diejt e mi rezervë

Poema ime, po aq shumë sa të largoj

Si një shërbetor i cili për njëzetë e pesë vjet

Ka vjedhur dorëshkrimet e mia prej bore

Po aq shumë saç të mbaj lidhur në zinxhir

Si një qen

Që ka frikë të eci në agim

Po aq shumë saç të përkëdhel

Me në ekuador rreth qafës sate

Që i përpin imazhet e mia të tjera një nga një

ME ÇDO FRYMË UNË FILLOJ ME TY SËRISH

ME ÇDO FRYMË TI BËHESH EPITAFI IM

NJË DUEL KA NDODHUR

NDËRMJET FJALËVE DHE RROKJEVE TË TYRE

E pasuar nga një ekzekutim i poemave më të pasura
GJUHA U GJAKOS

ZANORJA E FUNDIT U DORËZUA

Tashmë reptilët madhështor janë bashkuar

KY ËSHTË VULLNETI DHE TESTAMENTI IM I FUNDIT:

PANTERA QË NDJEK ALFABETIN TIM

DUHET TA PËRPIJË ATË

NËSE AJO KTHEHET

Cila mbretëri e harruar?

Alain Bosquet

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty