2.
Diego,
Asgjë nuk krahasohet me duart e tua, asgjë me sytë e tu të gjelbër, të artë. Trupi im është i mbushur me ty për ditë dhe ditë. Ti je pasqyra e natës. Vetëtima e dhunshme e dritës. Lagështia e tokës. Zbrazëtia e sqetullave të tua është streha ime. Gishtërinjtë e mi prekin gjakun tënd. I gjithë gëzimi im është të ndjej jetën që pranveron nga luleujëvara jote që mbush të gjitha shtigjet e nervave të mia që janë të tuat.
F.
(Letër e Frida Kahlo për Diego Rivera)
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti