PIKTURËFrida KahloI dashuri im Z. Diego,

I dashuri im Z. Diego,

-

I dashuri im Z. Diego,
Po të shkruaj këtë letër nga një dhomë spitali përpara se të futem në sallën e operimit. Ata duan që të nxitoj, por unë jam e vendosur që në fillim të përfundoj së shkruari, sepse nuk dua të lë asgjë të papërfunduar. Veçanërisht tani që e di se çfarë janë duke bërë. Ata kërkojnë që të lëndojnë krenarinë time duke më prerë këmbën. Kur ma thanë që është e domosdoshme që ta pres, lajmet nuk më prekën siç pritën gjithë të tjerët. Jo, unë tashmë jam një grua e sakatuar qëkur të humba ty, sërish, për të kushedisatën herë ndoshta, dhe unë ende mbijetova.
Unë nuk kam frikë nga dhimbja dhe ti e di. Ajo është thujase e qënësishme me qënien time, megjithëse e pranoj se kam vuajtur, dhe shumë, kur më tradhëtoje, çdo herë që e ke bërë, jo vetëm me motrën time, por me çdo grua tjetër. Si ia lejuan ato vetes që të mashtroheshin nga ty? Ti e beson se unë u tërbova për Cristina-n, por sot e pranoj se nuk ishte për shkak të saj. Por për mua dhe për ty. Para së gjithash për shkakun tim, duke qenë se nuk kam qenë kurrë në gjendje të kuptoja se çfarë kërkoje dhe çfarë kërkon, çfarë të japin ty ato që unë nuk mund të ta jipja. Le të mos gënjejmë veten, Diego, unë të dhashë çdo gjë që është njerëzisht e mundur për të ofruar dhe ne që të dy e dimë këtë. Por ende, si dreqin ia del që të menaxhosh që të joshësh kaq shumë gra kur je një bir kurve kaq i shëmtuar?
Arsyeja përse po shkruaj nuk është që të të akuzoj për ndonjë gjë më shumë nga çfarë tashmë e kemi akuzuar njëri-tjetrin në këtë jetë dhe gjithsesi në shumë më shumë jetë të tjera gjakatare. Por sepse po më presin këmbën (mallkuar qoftë, në fund e arriti atë që donte). Unë ta kam thënë që e kam konsideruar vetveten të paplotë për një kohë të gjatë, por pse dreqin duhet ta dinë gjithë të tjerët këtë? Tani fragmentarizimi im do të jetë i dukshëm për gjithë të tjerët që ta shikojnë, që ti ta shikosh…ja përse po ta them unë përpara se ta dëgjosh tek hardhitë e rrushit. Falmë që nuk po vi tek shtëpia jote për të ta thënë këtë në person, por për shkak të rrethanave dhe gjendjes sime, nuk më lejohet që të largohem nga dhoma, madje as të përdor tualetin. Nuk është qëllimi im që të të bëj ty apo këdo tjetër që të ndjesh mëshirë dhe nuk dua që të ndjehesh fator. Po të shkruaj për të të thënë që po të çliroj, po të lë të lirë, po të pres nga vetja ime. Ji i lumtur dhe mos më kërko më kurrë. Nuk dua të të dëgjoj më, nuk dua që ti të dëgjosh asgjë nga unë. Nëse do të ishte ndonjë gjë që do të më gëzonte përpara se të vdisja, do të ishte që të mos shikoja fytyrën tënde të tmerrshme bastarde të shëtisë nëpër kopshtin tim.
Kjo është e gjitha, tani mund të shkoj të më copëzojnë në paqe.
Lamtumirë nga dikush që është e çmendur dhe helmësisht e dashuruar me ty,
Frida jote,
Meksikë,
1953

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty