1.
Diego,
E vërteta është, kaq e madhe, saqë nuk do të doja të flisja, apo të flija, apo të dëgjoja, apo të dashuroja. Të ndjehem e kurthëzuar, pa frikë nga gjaku, jashtë kohës dhe magjisë, brenda vetë frikës tënde dhe ankthit tënd të madh, dhe brenda vetë rrahjeve të zemrës tënde. Gjithë kjo çmenduri, nëse do ta kërkoja nga ty, unë e di, në heshtjen tënde, do të kishte vetëm konfuzion. Kërkoj dhunën tënde, në moskuptim, dhe ti, ti më jep hijeshi, drita jote dhe ngrohtësia jote. Do të doja të të pikturoja, por nuk ka ngjyra, sepse ka kaq shumë, në konfuzionin tim, forma e prekshme e dashurisë sime të madhe.
F.
(Letër e Frida Kahlo për Diego Rivera)
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti