Ti meriton një dashnor që kërkon që ti të jesh e çrregullt, me gjithçka dhe të gjitha arsyet që të zgjojnë me nxitim dhe djajtë që s’të lënë të flesh gjumë. Ti meriton një dashnor që të bën të ndjehesh e sigurt, që mund ta përpijë këtë botë nëse ecën dorë për dore me ty. Dikush që beson se përqafimet e tij janë një takim i përsosur me lëkurën tënde. Ti meriton një dashnor që kërkon të vallëzojë me ty, që shkon në parajsë çdo herë që shikon në sytë e tu dhe që nuk lodhet kurrë së studiuari shprehitë e tua. Ti meriton një dashnor që të dëgjon kur këndon, që të mbështet kur ndjen turp dhe që respekton lirinë tënde. Që fluturon me ty dhe që nuk ka frikë të rrëzohet. TI MERITON NJË DASHNOR QË T’I LARGON TË GJITHA GËSHENJTRAT DHE TË SJELL SHPRESË, KAFE DHE POEZI.
Nga Frida Kahlo
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura nga @korcarti