POEZIEnrique LihnRrota e Fatit - Enrique Lihn

Rrota e Fatit – Enrique Lihn

-

Rrotë e fatit që rrotullohesh në kurrizin tim

ME TY ISHA DJE, MBRETËRESHA E ZEMRAVE

Sot jam me asgjënë, në një shtrat baruti

(Si të ndezësh një cigare në emrin tënd

Dhe të rikthehesh tek ky ves shpërthyeshëm)

RROTË E FATIT MESJETAR QË DERI NË DITËT E SOTME

RROTULLOHESH ME NJË ENERGJI KAFSHËRORE

DJE, TI DHE UNË BËMË DASHURI

Sikur ajo të mos ishte parajsa

Por për shkak të dhunës tonë

Ne na kanë dëbuar nga aty

PAVARËSISHT SE SA SHUMË KEMI DËSHIRUAR

QË SECILI NGA NE TË ISHTE NJË GJARPËR I PAFAJSHËM

RROTA E FATIT FITON, TRIUMFON DUKE E KTHYER MBRETËRESHËN

Me kokë poshtë, duke thyer lahutën e Goliard-it

Duke nxjerrë një ditë zie

Nga ato pak ditë të lumtura

 

Rrota e Fatit

Enrique Lihn

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty