POEZIClaudio BertoniNjë poemë dashurie - Claudio Bertoni

Një poemë dashurie – Claudio Bertoni

-

Unë do të doja të isha një fole, nëse ti do të ishe një zog i vogël

Unë do të doja të isha një shall, nëse ti do të ishe një qafë dhe do të kishe ftohtë

Nëse ti do të ishe muzikë, unë do të isha një vesh

Nëse ti do të ishe ujë, unë do të isha një gotë

NËSE TI DO TË ISHE DRITË, UNË DO TË ISHA NJË SY

Nëse ti do të ishe një këmbë, unë do të isha një çorape

Nëse ti do të ishe deti, unë do të isha një plazh

Dhe nëse ti do të ishe ende një det, unë do të isha një peshk

Dhe do të notoja tek ti

DHE NËSE TI DO TË ISHE DET, UNË DO TË ISHA KRIPË

DHE NËSE UNË DO TË ISHA KRIPË, TI DO TË ISHE NJË MARULE, NJË AVOKADO, APO TË PAKTËN NJË VEZË E SKUQUR

DHE NËSE TI DO TË ISHE NJË VEZË E SKUQUR, UNË DO TË ISHA NJË COPË BUKË

Dhe nëse unë do të isha një copë bukë, und do të isha gjalp ose reçel

Nëse ti do të ishe reçel, unë do të isha pjeshka në reçel

Nëse unë do të isha një pjeshkë, ti do të ishe një pemë

Dhe nëse ti do të ishe një pemë, unë do të isha limfa jote…

DHE UNË DO TË VËRSHOJA NËPËR KRAHËT E TU SI GJAK

DHE NËSE UNË DO TË ISHA GJAK, UNË DO TË JETOJA NË ZEMRËN TËNDE

 

Një poemë dashurie

Claudio Bertoni

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty