POEZIEnrique LihnJehona e një sonate tjetër - Enrique Lihn

Jehona e një sonate tjetër – Enrique Lihn

-

SIPAS TEJE NJË DASHURI E FSHIN NJË TJETËR

Dhe kështu është, e dashur, e megjithatë në dashuri jo gjithçka

I përket shigjetës dhe drithërimës

Fillimeve të gabuara

APO PLAGËS QË TRULLOS

Të gjitha kënaqësitë, të gjithë dhimbjen

BINJAKE E VDEKJES, METAFORË E LINDJES

VIKTIMAT E EROSIT I MBIJETOJNË KRIMIT

E megjithatë, në mënyrë të gëzueshme

Janë agjentë pasivë

Të autorëve të saj në një çast të mistershëm

DHE ATA NUK HARROJNË

TË PAKTËN UNË NUK HARROJ:

KUJTIMI IM PËR TY

Si në atë pikturë të Magritte ku qielli i agimit

Ende nuk e ka shpërbërë natën në rrugë

As hënën e tij të çmuar: dritën e pritur

Në dritërrugën që ndriçon errnueshëm atë rrugë

PO, ËSHTË E VËRTETË, OKSIMORONI

NUK ËSHTË ASGJË MË SHUMË SESA NJË METAFORË

Dhe fajtore e paramendimit

Jo unë, të paktën shpresoj që jo, nëse do të të thoja ty:

NJË DASHURI NUK E FSHIN NJË TJETËR

KUJTESA, GJITHASHTU

DASHURON SIPAS MËNYRËS SË SAJ

Dhe, siç ka thënë dikush, “Harresa nuk ekziston.”

  

Jehona e një sonate tjetër

Enrique Lihn

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

Imazhi, Art kolazh, Ndalo dhe merri erë trëndafilave nga @tulsathriftqueen

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty