POEZIEnrique LihnGjashtë vetmitë - Enrique Lihn

Gjashtë vetmitë – Enrique Lihn

-

Gjashtë vetmitë

Enrique Lihn

 

1.
VETMIA E PAFUNDME NGA KU PIJNË TË TJERËT

GJATË KOKTEJIT 

NUK ËSHTË KUPA IME, POR VARRI IM

Unë e afroj tek buzët e mia

Valëvitem brenda saj deri sa zhdukem

Tek dallgët ngjellëse

VETMIA NUK ËSHTË PËR MUA NJË ZOG NË KAFAZ, POR NJË PËRBINDËSH

SIKUR TË ISHA DUKE JETUAR NË NJË ÇMENDI

 

2.
Grua e dëlirë, do të gënjeja nëse nuk do të të thoja:

ZEMRA PËRPIHET OSE FLAKET TUTJE

AJO NUK ËSHTË AS NJË VAZO ME LULE, AS NJË POEMË

Dhe ti ishe afër, kaq afër për të më kapur mua

Por trupi yt u fsheh  

ZEMRA IME NUK MUND TË MBAHET NË KUTIZËN TËNDE TË VOCKËL

SË BASHKU ME VËTHËT DHE DISA FOTOGRAFI

Sido që të jetë, dikush do të të japë shumë shpejt një dhuratë më të mirë   

 

3.
TË GJITHË PO PRESIN PËR LUFTËN VEÇ MEJE

Shtëpijakia po pret për luftën

Me minjtë pushtues

Fëmijët po presin për të ardhmen

Për luftën përpara

Njerëzit ecin në rrugën e luftës

Me banera dhe sllogane

Të gjithë veç meje

PO UNË KË PO PRES?

PO PRES POEZINË

PO PRES ASGJËNË

 

4.
Jeta në krahun tjetër të një gruaje

UNË PO FLAS PËR NJË LLOJ VETVRASJEJE

NË BUZË TË ÇMENDURISË

Dhe, për disa arsye, koha kalon

SIÇ MUND TË THOTË POETI: PAVARSISHT ASAJ

Këtu, në këtë qytet, në këtë hoje xhami

Në qelinë time prej heremiti

Unë vjedh një farë kuptimi nga orët e dëshpëruara

DUKE U KALBUR NË PUNËN STERILE TË NJË POETI

NË IMPOTENCËN E TIJ PUNËTORE

PA ASNJË GRUA, ME FRIKËN

THJESHT DUKE U ZVARRITUR PËRPARA

 

5.
Pas kësaj gruaje të dëlirë që më jep ëmbëlsinë e saj

PËR TË PIRË DERI KUR TË KEM SHTERUAR PLOTËSISHT

Si një frut tropikal i dylltë

BËHET DASHURI SIPAS GJASAVE DHE IMAZHIT TË

ASAJ SE SI DUHET TË JETË

Por në fakt, ajo është thjesht një kukull që dërdëllit

Dhe një lojë e rrezikshme

QË NUK SHPËRTHEN KURRË NË FRUTA TË VËRTETË

 

6.
Gratë

E ngulitura me gjithçka që ekziston

E mirë apo e keqe, në të vërtetë nuk ka rëndësi

Sfungjerët e mëdhenj rehatues

Ato janë mëria ime më e madhe

Sekretimi i gjëndrave të mia të idhta

VETMIA IME, BUKA IME E PËRDITSHME

 

Gjashtë vetmitë

Enrique Lihn

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty