ARTArt Figurativ6 DEKADA ME FRANCIS BACON - Arti i tij...

6 DEKADA ME FRANCIS BACON – Arti i tij në vitet 1940: Papët që klithin/bërtasin/ulërijnë

-

6 DEKADA ME FRANCIS BACON

Arti i tij në vitet 1940: Papët që klithin/bërtasin/ulërijnë

Piktura “Tre Studime për Figura në Bazën e një Kryqëzimi”, e vitit 1944 u ekspozua për herë të parë në Galerinë Lefevre, në Londër, në prill 1945. Tri krijesat gri që klithin dhe përpëliten në një sfond të nxehtë portokalli goditi nervat e audiencës së tij luftarake dhe, sipas John Russell, vepra ‘shkaktoi një tronditje totale.’ Për Bacon-in, ato përfaqësonin Eumenidet nga tragjedia greke e Akilit, ‘Orestia’. Triptiku i famshëm manifestonte shpërthimin e Bacon-it në skenën britanike të artit dhe pikën e kthesës për karrierën e tij yjore. Vetë artisti e ka renditur këtë vepër tejet lart gjatë gjithë jetës së tij, duke hedhur poshtë gjithçka kishte bërë përpara saj. Megjithatë, shumë shpejt Bacon la pas stilin e tij linear në favor të një qasjeje më piktoreske, e personifikuar në brushat e përgjithshme, të thata tek “Piktura 1946” dhe impasto e trashë, e rëndë tek piktura “Koka II” (1949).

Bacon e gjeti subjektin e tij kryesor në variacionet e “Portratit të Innocent-it të X-të” të Diego Velázquez (pikturë rreth vitit 1650). Ai koleksiononte në mënyrë obsesive fotografi të pikturës dhe, ndërmjet viteve 1946 dhe 1971, ai bazoi më shumë se tridhjetë piktura tek ky portret. Shpesh Bacon i kombinonte ato me fotot filmike të një gruaje që po bërtet nga filmi pa zë i Sergei Eisenstein, Luftanija Potemkin (1925). Si të tilla, “Papët që klithin” janë midis vepave të tij më të njohura dhe të famshme.

Vitit 1949 shënjoi një pikë kthese boshtnore në zhvillimin krijues të Bacon-it: figura njerëzore u kthye në subjektin parësor/kryesor dhe pika orientuese e të gjitha përpjekjeve të tij të ardhshme.

Burimi: https://www.francis-bacon.com

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty