ARTArt Figurativ6 DEKADA ME FRANCIS BACON - Arti i tij...

6 DEKADA ME FRANCIS BACON – Arti i tij në vitet 1950: Ndikimi i admirimit për Vincent Van Gogh dhe Chaïm Soutine tek arti i tij

-

6 DEKADA ME FRANCIS BACON

Arti i tij në vitet 1950: Ndikimi i admirimit për Vincent Van Gogh dhe Chaïm Soutine tek arti i tij

Bacon e ka përshkruar, në mënyrë të paharrueshme, figurën thatanike tek piktura “Piktori rrugës për në Tarascon” e Vincent Van Gogh, e vitit 1888,  si një “fantazmë të rrugës”. Dy udhëtime në Afrikën e Jugut, por veçanërisht piktura “Piktori rrugës për në Tarascon”, shkaktuan ndryshime thelbësore tek vepra e Bacon-it në vitin 1950.

Në fillim të viteve 1950, afërsia e imazherisë së bazuar tek lentet dhe estetika e saj është e dukshme në pozat e sinqerta të kameras dhe skemat e ngjyrave të errta të pikturave të Bacon-it. Ato evokojnë tonalitetin e printimeve të gazetave bashkëkohore dhe, në vepra të tilla si “Tre studime nga Koka Njerëzore”, e vitit 1953, fotografinë bardh e zi. Ai ka eksperimentuar ethshëm me subjekte dhe stile të reja, dhe në vitin 1957 ai e shtangu botën e artit me një shpërthim ngjyrash, duke aplikuar hije të gjalla të së kuqes, jeshiles, të verdhës, dhe blusë në variacionet e tij të kyrveprës së Van Gogh. Penelatat e çliruara, gjesturale në këto piktura janë një jehonë e admirimit të Bacon-it për Van Gogh-un dhe Chaïm Soutine.

Në vititn 1951, Bacon krijoi portretin e tij të parë të një personi të identifikueshëm, Potreti i Lucian Freud, megjithëse ai ishte në fakt i bazuar tek një forografi e Franz Kaftës që Bacon e kishte gjetur në një libër. Në vitin 1956, ai pikturoi autoportretin e tij më të hershëm që ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Bacon ka eksploruar një gamë të gjerë subjektesh nga kafshët ekzotike të tilla si elefantët, arinjtë polarë dhe majmunët deri tek qentë dhe bufat. Biznesmenët me kostum të paraqitur në imazherinë e tij, si edhe papët e shquar, nudot e përkulura dhe maskat e vdekjes së William Blake; shpesh janë pikturuar në seri ose në grupe të lidhura pikturash.

I dobësuar nga përkeqësimi i marrëdhënies me ‘dashurinë e jetës së tij’, Peter Lacy, Bacon filloi të rimendonte radikalisht praktikën e tij në fund të viteve 1950.

Burimi: https://www.francis-bacon.com

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty