ARTArt Figurativ6 DEKADA ME FRANCIS BACON - Arti i tij...

6 DEKADA ME FRANCIS BACON – Arti i tij në vitet 1930: Përqëndrimi tek piktura

-

6 DEKADA ME FRANCIS BACON

Arti i tij në vitet 1930: Përqëndrimi tek piktura

Në fillim të viteve 1930, Bacon filloi të përqëndrohej tek piktura, dhe veprat nga kjo periudhë kanalizonin Picasso-n dhe Surrealizmin. Për më tepër, skemat e ngjyrave të Bacon-it dhe tematika ishin ngushtësisht të pavarura me ato të udhëheqësit të tij të hershëm, Roy de Maistre. Bacon u takua me artistin australian në vitin 1930 dhe, si një piktor i vetmësuar, ai përfitoi shumë nga këshilla teknike e kolegut tij me më shumë përvojë. Megjithatë, Bacon po luftonte të zhvillonte një qasje origjinale. Pavarësisht prodhimit të kryeveprave individuale, sipas David Sylvester ‘ai nuk kishte edhe aq shumë qëndrueshmëri në atë që ai bënte, në stil dhe cilësi, deri në vitet 1940.’  

Piktura “Kryqëzimi” i Bacon-it, 1933, tërhoqi vëmendje në skenën e artit në Londër. E paraqitur në një ekspozitë në Galerinë Mayor, e cila koinçidoi me librin e Herbert Read ‘Arti Tani’, ajo u pasua nga një porosi. Megjithatë, suksesi fillestar nuk zgjati. Një ekspozitë e organizuar nga vetë Bacon në një bodrum në Shtëpinë Sunderland në vititn 1934, u prit me kritika negative dhe në vitin 1936 vepra e tij u refuzua nga Ekspozita Ndërkombëtare e Surrealistëve në Londër me justifikimin se nuk ishte ‘mjaftueshëm surreale’. Pas show-t në grup të Piktorëve të Rinj Britanikë në ‘Thomas Agnew & Sons’ në vitin 1937, artisti i zhgënjyer e braktisi pikturën, dhe asnjë vepër e prodhuar ndërmjet viteve 1937 dhe 1943 nuk ka mbijetuar sot. Sipas vetë atij, Bacon preferonte të  ‘kënaqte veten’ dhe të kalonte vitet e fundit përpara luftës duek luajtur kumar dhe duke udhëtuar me partnerin dhe patronin e tij Eric Hall.

Burimi: https://www.francis-bacon.com

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty