ARTArt Figurativ6 DEKADA ME FRANCIS BACON - Arti i tij...

6 DEKADA ME FRANCIS BACON – Arti i tij në vitet 1970: Pikturimi obsesiv i autoportreteve

-

6 DEKADA ME FRANCIS BACON

Arti i tij në vitet 1970: Pikturimi obsesiv i autoportreteve

Vitet 1970 filluan me një tragjedi. Dy netë përpara hapjes së retrospektivës së Bacon-it në Grand Palais, Paris 1971, Geroge Dyer, i cili kishte shoqëruar një mikun e tij në një event, vdiq nga një overdozë droge dhe alkooli në dhomën e  tij të hotelit. Gjatë viteve që pasuan, Bacon pikturoi një grup “Triptikësh të Zinj”, të tillë si “Triptik, Maj-Qershor”, 1973, për të shprehur  dhimbjen e tij dhe për të përkujtuar mikun e tij. Dyer vazhdoi të shfaqej në piktura të shumta.  

Bacon filloi të pikturonte autoportrete në mënyrë obsesive, sepse ‘njerëzit rreth meje po vdesin si miza dhe nuk më ka mbetur më asnjë njeri për të pikturuar,’ ka thënë vetë Bacon. Ndoshta për artistin që po plakej autoportretet ofronin një mënyrë për të përballuar vetë vdekshmërinë e tij, gjithashtu. Në disa prej tyre, si për shembull, në Autoportretin e vitit 1973, ora e dorës e spikatur është një kujtesë e gjallë e kalimit të kohës.  

Megjithatë, shumë shpejt u gjetën njerëz të rinj për të pikturuar. Tashmë Bacon ishte takuar me Peter Beard, një fotograf i njohur mode dhe i kafshëve të egra, në mes të viteve 1960, por pëlqimi i djaloshit të pashëm shfaqet vetëm në uverturën e Bacon-it nga viti 1975 e më tej. Në vitin 1976, Bacon u miqësua me John Edwards dhe e pikturoi atë shumë shpesh.  

Procesi i thjeshtimit të mjedisit të figurave të tij tashmë kishte filluar gjatë viteve 1960 kur të ashtuquajturat ‘kuadrot hapësinore’ – konstruktet lineare dhe drejtkëndore – evoluan në interiore tejet abstrakte dhe të stilizuara. Ky proces vazhdoi gjatë viteve 1970, deri kur shpesh ajo që mbetej ishin vetëm aludimet e mjediseve hapësinore, të tilla si kangjellat tek Triptiku – “Studime nga Trupi Njerëzor”, 1970, e cila akomodon tre nudo në një hapësirë të papërcaktuar.

Bacon eksperimentoi shkurtimisht me pikturën e piesazhit në vitet 1950 dhe e rivizitoi këtë gjini në fund të viteve 1970. Vepra të tilla si Peisazh, 1978, janë të pazakonshme për mungesën e tyre të një figure njerëzore apo të një kafshe.

Burimi: https://www.francis-bacon.com

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty