ARTArt Figurativ6 DEKADA ME FRANCIS BACON - Arti i...

6 DEKADA ME FRANCIS BACON – Arti i tij në vitet 1920: Nga mobiljet ultra moderne tek Artet e Bukura

-

FRANCIS BACON

Arti i tij në vitet 1920: Nga mobiljet ultra moderne tek Artet e Bukura

Pavarësisht pohimeve të Bacon-it mbi të qenit ‘një fillestar i vonë’, në moshën njëzetë vjeçare, ai ishte gati për të ‘filluar një dyqan në Londër për mobiljet ultra moderne’ dhe ai ishte aktiv në ‘interior design’ (dizanjin e brendshëm) deri në fund të viteve 1930. Ai e zhvendosi fokusin e tij drejt Arteve të Bukura gradualisht. Asnjë pikturë në vaj nuk ka mbijetuar nga vitet 1920, por dy vepra nga viti 1929 janë një akuarel dhe një me bojëra uji opake. Njësoj si mobiljet e tij, ato janë thellësisht të rrënjosura në Modernzmin Evropian dhe të ngjashme me dizanjot e tij të qilimave dhe mbulesave të cilat rivalizojnë artistët kontinental si Georgio de Chirico, Jean Lurçat, Fernand Léger dhe Picasso. Bacon mund t’i ketë parë veprat e tyre origjinale në kontekst gjatë ushëtimeve të tij në Paris nga viti 1927 e më tutje apo mund t’i ketë absorbuar ato përmes piktorëve britanikë si Edward Wadsworth, Paul Nash dhe John Armstrong, të cilët ishin frymëzuar prej tyre për vetë veprat e tyre.

Burimi: https://www.francis-bacon.com

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty